Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja e ndarjes se Franceska Muratit, donte famen dhe…burri nuk ia doli dot

Françeska Murati dhe bashkëshorti i saj po kalojnë një krizë serioze në martesën e tyre. Sipas burimeve të Vip Magazine, çifti prej kohësh nuk jetojnë më bashkë, megjithëse zyrtarisht nuk ka ende një ndarje ligjore mes tyre.

Ata janë prindër të një djali me emrin Charlie, dhe ndërsa shkaqet e krizës nuk janë bërë të ditura, burime pranë çiftit thonë se Françeska kishte ambicie që shkonin përtej jetës së qetë në Angli.

“Françeska donte famë dhe lluks. Nuk ishte gati të sakrifikonte ëndrrat për një jetë të thjeshtë familjare në Angli,” – thuhet në rrjedhje të afërta me çiftin. Ajo e ka pranuar vetë pak ditë më parë se po kalonte një periudhë të vështirë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Modelja u bë e njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja në Big Brother VIP 3, ku shpesh përmendte familjen dhe jetën personale, por pas daljes nga reality show duket se realiteti ka qenë më kompleks se sa paraqitej në ekran.

Mbetet për t’u parë nëse çifti do të vendosin të zyrtarizojnë ndarjen apo do të kërkojnë rrugë pajtimi. Ndërkohë, Françeska mbetet aktive në rrjetet sociale dhe në botën e spektaklit.