Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte dje në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.
Laerti foli edhe në lidhje me problematikën që ai ka me banesën e tij, arsye për të cilën ai u fut në Big Brother.
“Njerëzit më pyesin tani çfarë do bësh, se sakrifikove katër muaj, shoh sytë e nënës sime që më shohin me pikëpyetje, pra kjo është gjendja e rënduar.
Me shtëpinë çfarë do bësh, do ia lesh bankës’ kjo është pikëpyetja e nënës sime”, tha ai.