Limi apo Alba? Kush e mashtroi vërtetë tjetrin? Ja e vërteta që se dinte askush të intimitetit të tyre

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka rihapur kapitullin e romancës së tij me Alba Pollozhanin, por të dy palët kanë dhënë versione krejtësisht të ndryshme mbi kohën dhe mënyrën se si përfundoi marrëdhënia e tyre.

Sipas deklaratave të Limit dhënë banorëve brenda shtëpisë, historia e tyre e dashurisë u mbyll aty ku edhe nisi, në formatin Ferma VIP.

“Ne kemi qenë në një lidhje, jemi njohur në një reality show dhe kjo lidhje ka përfundu ‘live’ po në reality show. E kemi thënë pjesën e fundit… parafundit dhe kaq,” është shprehur ai.

Kur u pyet nga Hygerta nëse janë takuar jashtë, Limi e pranoi takimin, por mohoi vazhdimësinë e romancës: “Me taku jemi taku… për qejf, për me folë, për me nda dy gjëra, por lidhje jo. Lidhja jonë ka mbaruar në televizion. Realiteti është e vërteta”.

Në krahun tjetër, Alba Pollozhani mban një qëndrim krejt tjetër, duke pretenduar se marrëdhënia ka vazhduar shumë kohë pas përfundimit të formatit të mëparshëm.

Ajo pohon se gjatë verës, kur i erdhi oferta për t’u bërë pjesë e BBVK, ajo ishte ende në lidhje me Limin.

Sipas Albës, ky fakt e bëri atë fillimisht të hezitonte për t’u bashkuar me spektaklin. Ajo specifikon se ndarja e tyre përfundimtare ndodhi vetëm në muajin shtator.

Kontradikta qëndron te përkufizimi i kohës dhe statusit të marrëdhënies gjatë verës:

Për Limin, çdo gjë pas Fermës VIP ishte thjesht takim “për qejf” dhe jo lidhje serioze. Për Albën, ata ishin çift deri në shtator.

Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një gënjeshtër të qëllimshme nga njëra palë, apo nëse dy protagonistët e kanë perceptuar statusin e marrëdhënies së tyre në mënyrë të ndryshme gjatë muajve të verës. /Prive By Liberta Spahiu