Ish-deputeti Myslim Murrizi, gjatë një interviste televizive ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se biznesmeni Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t, nuk është arratisur.
Sipas Murrizit, Ergys Agasi ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit dhe se nuk është arratisur, siç raportohet në media.
“Opozita duhet të kërkojë dorëheqjen e Gys Agasit, se Rama ka rënë. Gysi duhet ta quajmë Kryeministër së është këtu vërdallë, le çfarë thonë ata që ka ikur. Është brenda territorit, këtu afër. Ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit, se tashmë Tirana dhe Durrësi një qytet janë”, tha ai.
Po ashtu, ai nuk ka lënë pa thumbuar as kryeministrin Edi Rama, teksa tha se është shërbëtor i biznesmenit Agasi.
“Pra duhet të kërkohet dorëheqja e Gysit, kryeministrit nën hijë. Rama është shërbëtor i tyre. E marrin në telefon, do bësh këtë dhe do bësh atë. Është zvogëluar si top futbolli. Ky pyësin më ata”, tha Murrizi në Report Tv.
Kujtojmë që biznesmeni Ergys Agasi është një personat e shpallur në kërkim për aferën e AKSHI-t, teksa akuzohet për prishje barazie në tendera, rrëmbim etj.
Aktualisht ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar për këtë aferë.




