Qanin mësuesit kur shkruante”- Historia sekrete e Edi Ramës në Bankat e shkollës, ja çfarë u bënte Kryeministri

“Unë dhe Edi Rama kemi qenë shokë klase.” Kështu është shprehur Ferdinand Duka në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, në emisionin “Shqip” në DritareTV. Duka, i cili jeton prej shumë vitesh në Toronto, ka rrëfyer një anë tjetër, më pak të njohur, të kryeministrit shqiptar.

Ai tregon se Rama ka qenë që në fëmijëri një nxënës i veçantë, i cili spikaste jo vetëm për pamjen, por edhe për mënyrën e të menduarit dhe krijimtarinë e tij. Sipas Dukës, hartimet e Ramës ishin aq të ndjera, sa mësueset shpesh përloteshin kur i lexonin.

“Qysh në fillore, në shkollën ‘Alqi Kondi’, Edi ishte ndryshe nga të gjithë. Ishte një njeri që bënte dallimin. Kur shkruante ai, mësueset qanin. Kishte një ndjeshmëri dhe thellësi që nuk e gjeje te të tjerët,” – tha Duka.

Ai shton se frymëzohet edhe sot nga piktura e Ramës dhe e vlerëson për stilin e tij abstrakt dhe të pazakontë. Madje, kujton edhe një episod nga koha e zborit, ku Rama kishte vizatuar një plak, por në mjekrën e tij kishte fshehur dy luftëtarë spartanë – një detaj që nuk dukej menjëherë, por duhej ta shpjegonte vetë.

“Unë nuk pata mundësi të ndiqja shkollën e arteve. Ishte shumë e vështirë atëherë, duhej të kishe miq. Rama nuk kishte nevojë për miq për të ecur përpara,” – shprehet ai.

Duka rrëfen se ai ishte në Shqipëri kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës dhe vendosi të largohej nga vendi. Ndërsa Rama, sipas tij, qëndroi, luftoi dhe ia doli.

“Unë ika. Rama qëndroi dhe ia doli. E bëri këtë vend. Ndaj them se Rama është fati i këtij populli,” – përfundon ai.
Ferdinand Duka ndodhet aktualisht në Shqipëri për të promovuar librin e tij të parë, “Fati”, të cilin e prezantoi në studion e emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV.