Skip to content

Kryeprokurorit te Prizrenit Petrit Kryeziu nuk i trembet syri do ta çliroj industrine e sigurimeve nga mafia

Si iu mundesua Sami Mazrekut qe te pervetesoj mjete dhe ta shkaktoj krimin ekonomik me te madh qe nga koha e pasluftes

Kur mori detyren si drejtor ne BKS nuk i kishte duart e lira te bente ashtu si donte por per kete u perkujdesen eminenca gri e botes se sigurimeve, ata qe e sollen ne detyre. Kush ishin ata?
Besarb Blakaj si nje veteran ne kompani te sigurimeve thurri planin e tij. Si e beri?
Per ti pervetesuar mjetet iu dasht perkrahje politike nga koka e BQK s. Sokol Havolli si zavendes guvernator dhe Fehmi Mehmeti si guvernator i BQK s. Ata iu deshen duke e pas parasysh fuqin e tyre juridike qe ta neutralizojn Asamblen e BKS s me shantazhe e kercenime ne menyre qe te vin deri te rezultatet. Kercenimet filluan qe nga heqja e licencave te drejtoreve ose me mire te themi shkarkimin e tyre, pezullimin e licencave te kompanive e deri te mbyllja e tyre nga ana e zavendes guvernatori Sokol Havolli me perkrahjen e plot nga ana e Fehmi Mehmetit si guvernator i BQK s. Kercimi ishte qe ta aprovojne statutin e ri te BKS s ose mbyllen!
Si rezultat i kesaj drejtoret e kompanive te sigurimit u dorezuan dhe aprovuan statutin dhe si i till Statuti u shndërrua në armë të kapjes dhe klientelizmit

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit, e përbërë nga pronarët e 11 Kompanive të Sigurimit, më datë 18.06.2020 miratoi Statutin e BKS-së me nr. 483/1/20. Ky Statut, sipas kritikëve dhe pretendimeve të ngritura publikisht, nuk përfaqëson një akt rregullues ligjor, por një instrument të ndërtuar qëllimisht për të deformuar procedurat, për të mbyllur konkurrencën dhe për të konsoliduar kapjen institucionale.

Përmes neneve 24 (Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv), 26 (Zgjedhja e Drejtorit Ekzekutiv) dhe 34 (Qasja në informacione nga pala e dëmtuar), Statuti ka vendosur mekanizma që bien ndesh me ligjet e aplikueshme, të cilat kërkojnë shpallje të konkursit publik, transparencë dhe përzgjedhje të ofertës më të mirë. Në vend të këtyre parimeve, është krijuar një skemë e mbyllur vendimmarrjeje, që favorizon emërime të parapërcaktuara dhe kontroll të centralizuar mbi të dhënat sensitive të qytetarëve të siguruar.

Në vend që Byroja Kosovare e Sigurimit të funksionojë si institucion në shërbim të interesit publik, ajo paraqitet si e orientuar drejt interesave të ngushta të grupeve të caktuara nga eminenca gri ne krye me Besarb Blakaj.

Më tej, këto veprime lidhen, sipas akuzave publike, me përkrahjen e Sami Mazrekut, person i arrestuar nga organet e drejtësisë, çka ngre dyshime serioze për ekzistencën e një rrjeti ndikimi që përdor Statutin për të siguruar mbrojtje, heshtje institucionale dhe mungesë llogaridhënieje. Në këtë kuptim, Statuti nuk shihet më si akt normativ, por si mburojë politike dhe juridike për interesa të dyshimta.

Në thelb, Statuti i miratuar më 18.06.2020, sipas këtij këndvështrimi kritik, hapi mundesit per vjedhje klasike siq eshte kjo qe u dokumentua nga ana e Prokuroris se Prizrenit.
Faza e pare ishte largimi i 80 punetorve me eksperience nga BKS ne menyre qe te ndodh kjo qe doli ne publik nje hajni klasike prej me shume se 1 milion. Largimi i kompanise qe projektoj dhe mirembante sofwearin qendror te kompanive te sigurimeve sepse nuk pranoj te jete pjese e lojrave te Besarb Blakaj dhe gjeten nje kompani tjeter e cila do ti plotesonte kerkesat e tyre ne menyre qe te vjedhnin nje cope nga 90 milion euro sa ishte tregu i sigurimeve.
Pasi i bene keto ndrime Sokol Havollit dhe grupit mire te organizuar kriminal ju hap rruga qe te bejne ate qka deshirojne me parat publike deri sa kompanit e sigurimeve ishin te pafuqishme se ishin nen presion te ketij grupi.
Prokuroria e Prizrenit nuk duhet te ndalet deri sa i zbardh keto fakte qe sollen deri ketu se kuklla me emrin Sami Mazreku nuk do te mund te bente kesi levizje e te pervetsonte miliona vetem per vete. Si perfundim rrjeti i marimanges i dizajnuar nga Besarb Blakaj dhe i implementuar nga Sokol Havolli nuk mundi te ‘Zbulohet’ as nga auditimet e vazhdueshme nga ana e BQK s. BQK dhe udheheqesit e saj kan pergjegjesi te drejtperdrejt per qdo malliverzim, hajni qe ndodhen ne BKS. Sami Mazreku ishte vetem nje marionet ne duar te kupoles se krimit i cili implementonte planin dhe merte nje pjese te % te hajnis.

Published inBank

Comments are closed.