E fundit/ Xhelal Mziu q*llon me gr*shta ne takimin per zgjedhje, e merr me urgj*nce SPAK!

BULQIZË– Në qytetin e Bulqizës orët e fundit ka ndodhur një incident pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

Bazuar në informacionet paraprake nga policia mësohet se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar 33-vjeçarin Kalosh Murra, duke e goditur atë me grusht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.