Skip to content

“Përfitojnë 400 mijë pacientë”/ Edi Rama jep LAJMIN e shumëpritur: Pas Janarit…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekë, infermierë dhe stafin teknik të spitaleve në QSUT.

Rama deklaroi se do të garantohen me buxhetin e ri të gjitha medikamentet për pacientët e sëmurë, si dhe rimbursimi i 400 mijë pacientëve.

“Do sigurojmë të gjithë sistemin Onkologjik me barna. Dhe kjo do bëhet me rrjetëzimin e sistemit në spitalet rajonale. Duke siguruar protokollet dhe të gjithë sigurimin me barna. Kemi vendosur në buxhet domethënës për të rimbursuar 400 mijë pacientë. Flasin njerëzit, por këto janë gjëra pjesë e këtij vizioni”, tha Rama.

Rama nënvizoi se do vijojë ambicia për platformën e QSUT dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve, sepse sëmundja e kancerit është kthyer në një problem ndërkombëtar, duke vrarë shumë njerëz në botë.

“Do vazhdojmë edhe me platformën e QSUT për të mbyllur ato që kanë mbetur pa mbyllur. Ambicia është Instituti Kombëtar i Tumoreve për të pasur edhe një rrjet kombëtar, sepse është bërë problem ndërkombëtar dhe jo vetëm kombëtar, sepse kanceri po vret kudo në botë”, tha Rama.

Published inBank

Comments are closed.