Skip to content

Mevlan Shanaj ndaj Edi Ramës: Dorëzimi është miklim për ty o mik, ka ardhë koha që ti të

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot kundër Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka nxitur reagime negative nga personalitetet e botës mediatike e më tej.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj i është kthyer shefit të qeverisë duke i përmendur vartësit, referuar skandaleve të fundit ku ku insitucionet shtetërorre janë vënë nën hetim për shkelje të rënda ligjore.

Deklaratat e Ramës për RTSH shkuan deri në ndërprerje të fondeve apo në rastin më të keq në mbyllje totale të televizionit publik. Shanaj thotë se RTSH është ngritur nga hiçi dhe u në “universiteti i dijeve për shqiptarët”.

Drejtuar Ramës në këtë shkrim, aktori shkruan se ky është një “dorëzim” nga kryeministri, i cili ndër rreshta refuzon t’i bashkohet BE-së, ose thënë me fjalë të tjera, si i vetmi shtet pa një televizion publik. Në vazhdim të kësaj, Mevlan Shanaj shkruan “Në Evropë do tu mbyllet dera me këtë mendësi”, për kreun e qeverisë shqiptare.

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis.

Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.

Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.

Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi”, shkruan Mevlan Shanaj.

Published inBank

Comments are closed.