Një i ri ka vënë në alarm Policinë e Vlorës, pasi ka pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares.
Sipas burimeve për A2 CNN, i riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij.
Menjëherë pas telefonatës, patrullat e Policisë së Vlorës janë afruar në vendngjarje për të verifikuar situatën.
Pas raportimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare.
Kjo situatë ka shkaktuar frikë te i riu, i cili është afruar pranë patrullës rrugore me bindjen se po ndiqej.
Fatmirësisht, gjithçka është sqaruar brenda një kohe të shkurtër dhe nuk ka pasur incidente të tjera. (A2 Televizion)

Comments are closed.