Shkruar nga Pano Soko
Dead man walking!!
Iu turr ministrisë së jashtme dje. Dhe ça të turruri..
Wow as Ben Ahmetajt s’i është referuar ndonjëherë aq ashpër.
Iu turr si për të nxjerrë gjithë frustrimin mbi faktin që SHBA na bllokoi vizat. Ai e di që shumë shqiptarëve iu prish goxha punë ky fakt. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj lirisë së lëvizjeve në perëndim.
T’iu rikthesh prapë kufizimet e lëvizjeve shqiptarëve, është politikisht si një plumb në bark – dro shpëton, dro s’shpëton, varet si të kap..
Apo për faktin që ka që në Tetor kur u takua me Von Der Leyen, që asnjë lider perëndimor nuk ka pranuar më ta takojë. Përveç disa tryezave tematiko-dëfrimi dhe vizitave në Lindjen e Mesme, praktikisht ka qënë refuzuar totalisht jo vetëm nga amerikanët por edhe europianët.
Apo faktin që, fill pas një retorike ultra agresive mbi integrimin europian (aq sa pasaporta europiane ishte kali i fushatës elektorale), papritur u detyrua të pranojë që jemi të paintegrueshëm.
180° ndryshim kursi në retorikë PR, që natyrisht ai e kupton që ka shumë kosto.
-Ti që deri dje na thoje qē po fitova zgjedhjet unë, do hyjmë në Europë në 2027, sot po na thua që jemi të paintegrueshēm?
Ky ndryshim kaq radikal më bën të kuptoj që kemi kushte të reja për integrimin, s’jemi më në Maj 2025, kur europianët erdhën në Tiranë.
Dhe e thënë kaq brutalisht (pa lajle-lule PR politik -“Jemi të paintegrueshëm!”) kam frikë se arsyeja e “paintegrueshmërisë” së re, nuk ka lidhje me shqiptarët, ka lidhje me atë personalisht.
Ndoshta një “skenar kroat” (Kroacia u pranua në BE, fill pasi largoi dhe arrestoi Sanaderin) i është lënë mbi tavolinë si kusht i panegociueshëm.
Dhe ai natyrisht e refuzon, me ton të prerë, duke qënë i drejtëpërdrejtë. “Jemi të paintegrueshëm”!
Dmth harrojeni integrimin!
Dhe këtë nuk ishte duke na i thënë neve. Për ne nuk është se i digjet shumë, s’na konsideron hiç.
Ishte duke ua thënë europianëve . Dmth unë e djeg dhe ato që thoni ju, nuk bëhen..
Është i vetmi arsyetim që i jep sens asaj që dëgjuam dje. Në të kundërt do kishim dëgjuar të njëjtën muzikë të Shqipërisë që mbyll negociatat në 2027 e tërci e vërci..
E pra janë të gjitha këto që e detyrojnë, që për të larë veten, të dali dhe t’ja hedhi gjithë fajin ministrisë së jashtme.
Si për të mbuluar diellin me shoshë, ai po na thotë që fajin për amerikanët që na bllokuan vizat, për atë vetë që s’po takon asnjē lider europian apo amerikan, apo për “paintegrueshmërinë”, nuk e ka fakti që ata e kanë përcaktuar si lider i korruptuar, i një qeverie të korruptuar, me një zv.kryeministre me urdhër arresti, por e ka puna e dobët e Spiropalit dhe të sajve.
Bullshit!!
Fakti që ai zgjedh të fajësojë pjestarë të kabinetit të tij, për çështje që e di i madh e i vogël që janë totalisht përgjegjësi e tij dhe vetëm e tij, tregon se tashmë jemi kthyer në vitin 1980 – ku për çdo dështim, ka një grup armiqësor që duhet gjetur, gjykuar dhe dënuar. Se partia është e fortë, po ishte Mehmeti që e sabotoi..
Dhe kjo e bën të duket qesharak. Dhe e zbulon lakuriq.
Tashmë ai, politikisht, është thjesht një “Dead man walking”.
Dhe ai e di.
Dhe ne e dimë që ai e di.
Dhe ai e di që ne e dime që ai e di…

Comments are closed.