Skip to content

E fundit! Rrëshqitje masive të tokës! Dhjetëra banesa të dëmtuara

Një situatë e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, ku janë shënuar rrëshqitje masive të tokës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

librazhd

Sipas të dhënave paraprake nga terreni, rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke.

Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

rreshqitje5

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha, si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

rreshqitje4

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spathar i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

rreshqitje2

Autoritetet vendore janë informuar për rrëshqitjet masive dhe dëmet e shkaktuara dhe janë në ndjekje të situatës, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së banorëve.

rrehqitje3

Published inBank

Comments are closed.