E fundit! Dh*nohet m*zorisht djali i deputetit te PD tek ‘Vilat e Bosave’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në zonën e Lundrës, në afërsi të një kompleksi rezidencial, ku është dhunuar brutalisht Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Sipas burimeve, disa persona ende të paidentifikuar kanë mbërritur me makinë dhe kanë marrë shkopinj e sende të forta nga bagazhi, duke hyrë më pas në ambientet e një lokali ku ndodhej i riu. Pasi e kanë gjetur, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në Farkë, dhe policia është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kristi Fufi ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.