Skip to content

Sherr kush të kalojë i pari!

Një sherr mes dy personave se kush duhet të kalonte i pari rrugën ka sjellë vdekjen një 57-vjeçari të identifikuar si Petrit Ndou.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku Andi Vokri, 28-vjeç ka qëlluar me çekiç 57-vjeçarin.

I riu banues në Thumanë është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajm në përditësim.

Published inBank

Comments are closed.