Skip to content

“debati në BBVK mes Albës dhe Dolces: Mos më prek mua se të ngjis për muri

Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e BBVK-së mbrëmjen e djeshme, janë regjistruar momente tensioni dhe debate mes banorëve.

Në qendër të debatit kanë qenë Alba, Dolce dhe Limi, duke rikthyer edhe një herë marrëdhëniet e ndërlikuara mes tyre.

Teksa Dolce dhe Limi po vallëzonin, Alba është afruar pranë tyre. Në atë moment, Dolce e ka ftuar që t’i bashkohej vallëzimit, duke propozuar që të kërcejnë të tre së bashku dhe duke e përqafuar.

Megjithatë, situata ka marrë tjetër rrjedhë pasi Alba ka refuzuar të kërcejë me ta, dhe ka prekur me dore Dolcen.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë ne rrjetet sociale, Dolce e ka kërcënuar Albën duke i thënë: “Mos më prek mua se të ngjis për muri”.

Kjo deklaratë e fortë e Dolces ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar gjerësisht situatën mes vajzave.

Published inBank

Comments are closed.