Skip to content

E bujshme! Boshatiset burgu i Fushë-Krujës! Policia ‘blindon’ rrugët, 142 të dënuarit transferohen në …

urgu i Fushë-Krujës është boshatisur mëngjesin e kësaj të shtune dhe rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në këtë burg janë transferuar në institucione të tjera në vend. Mësohet se 85 të burgosur po transferohen për në IEVP Peqin dhe e 57 të burgosurve për në IEVP Durrës. Transferimi vjen për shkak të rikunstruksioneve që do të kryhen në burgun e Fushë Krujës.

Autoritetet bëjnë me dije se ndër të transferuarit nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë dhe shumica e tyre janë dënuar për krime të thjeshta apo banale.

Njoftimi:

Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe për shkak të rikonstruksionit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë-Krujë, ka nisur procesi i transferimit të të dënuarve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit.

Konkretisht, janë transferuar gjithsej 142 të burgosur, nga të cilët 85 për në IEVP Peqin dhe 57 për në IEVP Durrës. Për realizimin e këtij procesi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.

Autokolona me 57 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Durrës, ku nga ana e institucionit janë marrë masat e plota për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e tyre, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Po ashtu, autokolona me 85 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Peqin, ku janë zbatuar të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të burgosurve, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Procesi i transferimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, të sigurt dhe në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.

Published inBank

Comments are closed.