Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me pjesën tjetër të banorëve.
Në Prime-n e kësaj të shtune, ky debat u përcoll kështu:
Miri: Unë nuk di si ta filloj këtë situatë që ju e patë me këtë personi, i cili është një njeri i ndyrë, i pisët, i paskrupull, që përdor fjalën incest. Unë kam një grua të mrekullueshme, një vajzë që e dua fort dhe unë nuk bëj incest në familjen time. Turp të të vijë. Këtë po prisja. Maskara burrë. I poshtër. Jashtë të dalësh me vrap. Këtë vajzën këtu e kam trajtuar si vajzën time. Nuk e kam vajzën biologjike. Vajzën biologjike e kam në shtëpi dhe nuk bëj incest. Turp! Maskara!
Rogerti: Të gjitha këto kanë një histori. Fjalën incest, ai e ka thënë vetë. Ka thënë që është pro incestit.
Miri: Po kësaj vajze çfarë do i bëj në krevat? Ti je i ndyrë!
Rogerti: Unë flas me fjalët e tua. Ti që e ke problem, vazhdo e protesto. Është video që do dalë shumë shpejtë dhe janë fjalët e tua.
Miri: I poshtër! Ik mor, maskara. Duhet të kishe dalë nga shtëpia. Duhet të kishe dalë vetë.
Rogerti: Rri urtë! Rri urtë! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parë. Janë fjalët e Mirit. Unë nuk akuzoj askënd.
Miri: Më akuzove se the: ‘Je pro incestit’.
Rogerti: Unë kisha punë vetëm me Kristin sepse s’më pëlqen loja e tij, unë po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. Më pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojë. Nëse Miri thotë që e ka Selin si vajzën e vetë, e ka gabim sepse ky e përkëdhel Selinin dhe tani nuk flenë më bashkë. Brikenës i kam thënë: ‘Mos na bëj si e ndershme’. Këto gjëra janë vetëm për show dhe unë nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri në seksualitet.

Comments are closed.