Skip to content

E rende në Greqi: Djali i merr jeten babait , 12 vite pasi dyshohet se po ashtu beri me nënën e tij

Një krim i rëndë familjar ka tronditur Greqinë, ku për herë të dytë brenda 12 viteve autori është djali i familjes. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Glyfada, duke shokuar opinionin publik në vendin fqinj.

Sipas raportimit të Protothema, një 46-vjeçar ka vrarë babanë e tij 80-vjeçar duke e goditur me thikë. Trupi i viktimës është gjetur nga policia greke në bagazhin e një automjeti të parkuar jashtë banesës, me plagë fatale të shkaktuara nga mjeti prerës.

Autoritetet bëjnë me dije se autori, i lindur në vitin 1980, jetonte me të atin në katin e parë të një shtëpie trekatëshe. Forcat e rendit, pasi mbërritën në vendngjarje, konstatuan trupin e pajetë të të moshuarit të fshehur në bagazhin e makinës.

Detaji më tronditës i kësaj ngjarjeje është se 46-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme psikologjike dhe nuk është hera e parë që kryen një krim të tillë: më 29 mars të vitit 2014, ai kishte vrarë edhe nënën e tij. Rasti ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për dhunën në familje dhe trajtimin e shëndetit mendor në Greqi.

Published inBank

Comments are closed.