E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
Në përballjen në studio, Neritani i drejtohet Eni Çobanit ku thotë se ajo ua ka “hapur sytë”, grave që të kërkojnë të drejtat e tyre, teksa vazhdon me mendimin se gruaja e tij Kristina e ka për detyrë që t’i shërbejë atij, fëmijëve dhe nënës së tij.
Kristina: Me këtë zotërinë jam martuar në vitin 2014. Ky zotëria të gjitha vendimet, i merr vetë, nuk më pyet për asgjë.
Neritani: Për çfarë duhet të të pyes unë ty?
Kristina: Për çfarë më ke marrë ti mua?! Vetëm për të shërbyer.
Eni Çobani: Për çfarë mendim e ke fjalën?
Kristina: Edhe për ato më të thjeshta. Vetëm i kam shërbyer këtij, nënës të këtij dhe mbesave të këtij.
Neritani: Burrit i ke shërbyer, e ke për detyrë. Pse për çfarë të mor unë ty?! Po ashtu rrija beqar unë.
Kristina: Ore a me ke dashur ndonjëherë ti apo jo?
Neritani: Po mos të të doja, nuk do të ishim këtu sot. Të kam dashur, por ti më dukesh se do më shumë pasurinë se sa burrin.
Kristina: Po se ku do jetoj unë, në rrugë do dal?! Jam martuar me këtë zotërinë më ka thënë që ka një shtëpi katër katëshe bashkë me vëllain e tij. Në fillim ka jetuar me nënën e tij, më pas kemi hyrë në shtëpinë katër katëshe, dy kate ne dhe dy kate vëllai i tij.
Eni Çobani: Nënën e keni mbajtur ju?
Kristina: Po e kemi mbajtur ne.
Eni Çobani: Keni sjellë në jetë sa fëmijë?
Neritani: E kemi për detyrë që ta mbanim nënën, ta lija në rrugë?!
Eni Çobani: Kjo është një detyrë që u ndahet të gjithë fëmijëve të nënës, jo vetëm njërit. Megjithatë ti e ke mbajtur nënën shumë mirë. Tani kjo vajza është martuar me ty jo me nënë, por e ka gjetur aty, i ka shërbyer dhe shumë mirë ka bërë.
Kristina: I kam shërbyer nënës dhe dy mbesave të këtij, sepse vëllai i tij ka qenë i darë nga gruaja e parë dhe mbesat i mbante nëna. Mbesat jetonin me ne dhe kur sëmureshin i çonim ne edhe në shkollë i çonim ne.
Neritani: Për këto më sjellë mua sot ti moj!
Kristina: Kam heshtur për 12 vite. E bëre vetë veten që unë sot kam ardhur këtu.
Neritani: S’ke faj ti jo! Të është hapur shumë syri ty, ua ka hapur zonja Eni syrin ju grave!
Kristina: Zonja Eni nuk është në shtëpi me ne dhe s’e di se çfarë kam hequr unë për 12 vite.
Eni Çobani: Përdore sa të duash ti këtë fjalën, se mua nuk më prek, vetëm më ngre sa më shumë dëshirën për të përkrahur gratë. Do ua hapim sytë grave se nuk janë atje vetëm, për t’iu larë dhe shpërlarë ju. Shërbimin ta bën, ajo po kërkon një dashuri dhe vendimmarrje që ke për detyrë t’ia japësh.
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…
Një çështje pronësie dhe një akt dhurimi ka shkaktuar sherre dhe debate në familjen Avdo. Nusja e shtëpisë, Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare” bashkëshortin e saj Neritanin.
E tensionuar ajo shprehet se ka duruar plot 12 vjet dhe tashmë nuk mundet të duroj më tepër. Kristina hedh akuza të forta ndaj vjehrrës së saj, ku sipas saj nuk e ka lejuar që të përdorë lavatriçet e shtëpia dhe e ka detyruar që të lajë rrobat me dorë.
Më tej ajo shton se vjehrra i ka larë fëmijët e çiftit jashtë në të ftohtë vetëm që të mos i bëhej shtëpia pis.
Kristina: Kur isha shtatzënë, më barkun te goja, nëna e këtij edhe pse kishte dy lavatriçe, nuk më linte që t’i laja rrobat në lavatriçe, por me dorë. Me dorë dhe më linte pa bukë se ky zotëria ikte në punë.
Neritani: Pleqëri ishte mos ia vije re ti ato.
Kristina: Po unë çfarë isha, për të vuajtur kisha ardhur unë në atë shtëpi?!
Neritani: Ku i hape sytë ti moj aman, të mora nga maja e malit dhe të solla në mes të Durrësit.
Kristina: Në kënetë më sjellë.
Neritani: Më more mua si person, as vendin dhe as pasurinë ku rrija unë.
Kristina: Ku do jetoj unë?
Neritani: Atje ku po jetojmë tani.
Kristina: As kafsha nuk jeton atje, pa ujë e pa drita, për faj të vëllait tënd.
Neritani: Vëllain mos ma zërë në gojë se është gjaku im dhe i zgjidh vetë problemet me atë.
Kristina: Rrije beqar.
Neritani: Do rri beqar tani. Qepe gojën dhe rri mirë, të paska ardhur goja ty!
Kristina: Po mendoj fëmijët e mi. Tre fëmijë në errësirë, as mësime asgjë. Ulu aty se të kam duruar për 12 vite, kam heshtur.
Ardit Gjebrea: Pse thua që ishin dy lavatriçe dhe ti nuk përdorej asnjë?
Kristina: Nuk më linte t’i përdorja, nuk e di. Do i lajë nusja me dorë më thoshte, ne si kemi bërë më parë. Nuk përdoreshin fare, i përdorte vetëm për vete. Kam dalë nga spitali, kur kam lindur gocën e dytë dhe ma ka larë fëmijën në prill përjashta, që të mos iu bëheshe pis banja dhe shtëpia. Nuk i donte fëmijët e mi ajo.
Për t’i shpëtuar kredisë në Itali i dhuron vëllait shtëpinë, ai e nxjerr jashtë me polici
Një vilë katërkatëshe në Durrës, ka futur në sherr çiftin Avdo. Në ballafaqimin mes Neritanit dhe Kristinës në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Neritani tregon se që prej viti 2002 e deri në vitin 2014 ka jetuar në emigrim në Itali, më vonë me të shkoi dhe vëllai i vogël, i cili fatkeqësisht bëri një aksident automobilistik, i cili i mori jetën.
Nga kjo fatkeqësi familja Avdo mori një shumë të konsiderueshme e cila u nda mes dy vëllezërve të tjerë, përfshirë Neritanin dhe nënës së tyre. Neritani bashkë me vëllain vendosën që një pjesë e shumë së marrë ta investonin të blinin një truall dhe të ndërtonin një vilë katër katëshe.
Kristina: Në vitin 2017 ne hymë tek shtëpia. Nëna nuk erdhi me ne, ndenji me mbesat. Në vitin 2021 na erdhi nëna përsëri, sepse vëllai i këtij deshe vetëm sa i rriti nëna dhe xhaxhai dy fëmijët. Erdhi i mori i vajzat ai. Nëna na erdhi prapë.
Neritani: Po erdhi nëna se më kë do rrinte.
Kristina: Erdhi nëna dhe të rrinte mirë, jo të dilte nëpër komshinj dhe të shante nusen. Nusja ngriheshe në mëngjes lante-shpërlante, linte një fëmijë 18 muajsh në çerdhe dhe shkonte në punë. Në vitin 2021 na ka ardhur policia në darkë dhe më ka marrë mua, bashkëshortin tim dhe vjehrrën time dhe na ka çuar në polici edhe fëmijët. Na kanë thirrur në policia dhe atje marr vesh që im shoq i kishte dhënë shtëpinë të vëllait, 2 kate. Në atë moment marrë vesh që vëllai i vet i kishte dhuruar një kat të shtëpisë vajzës së tij, shtëpinë tonë!
Eni Çobani: Kur e bëtë këtë shtëpinë, ishte Kristina po e ke bërë më parë?
Neritani: Jo e kam bërë më parë. Nga viti 2002 deri në vitin 2014 unë kam qenë në Itali. Në vitin 2004 vëllai im i vogël, Përparim Avdo ka ardhur në Itali, pas dy vitesh në vitin 2006 ka pësuar një aksident ku dhe ka humbur jetën. Nga ky aksident ne pjesëtarët e familjes morëm shumë lekë. Të gjitha këto lekë i kam transferuar nga llogaria bankare në Itali, te llogaria bankare në Shqipëri. I kam sjellë me dokumente të gjitha.
Kristina: Nuk e mbajte shtëpinë për vetë, po ia dhe vëllait tënd. Kam gjashtë muaj pa drita, dy fëmijët janë shkollë.
Neritani: Kështu si po bën ti duhesh lënë gjithë jetën pa drita.
Kristina: Vij nga puna laj rrobat me dorë, ky vjen nga puna nuk do t’ia dijë fare, del në orën 10 të natës me shokët dhe mua më lë me dritë telefoni.
Neritani: Duro nuk ke se çfarë bën?
Kristina: Durova gjashtë muaj e sa do të të duroj.
Por, më vonë del që Neritani kishte marrë një kredi në shtetin italian, të cilën nuk mundi që ta shlyente, për t’i shpëtuar kolateralit, për mos i marrë shtëpinë, dy katet që i takonin nga vila, Neritani ia dhuron vëllait të tij, me mirëbesim. Por, më vonë kur çifti hunë në shtëpi, policia i nxjerr nga shtëpia, pasi rezulton në pronësi të vëllait tjetër.
Përveç kësaj, vëllai i kërkon mamasë së tyre një shumë prej 50 mijë eurosh, të cilat nuk i pranon se i ka marrë.
Neritani: Me këto para blemë një truall, u ndërtua banesa katër katëshe. Në vitin 2017 unë kam pasur një kredi në Itali dhe nuk arrita dot që ta laja. I thashë vëllait që shtëpinë do të ta kaloj të gjithën në emër ty. Ai ka marrë të gjithë godinën dhe unë kam vetëm 50 metër katror poshtë godinës tokë. Nuk prisja që të ma bënte vëllai këtë. Në vitin 2021 lindën disa konflikte mes vëllait, nënës dhe meje. Vëllai ka pasur një konflikt tjetër për një tip magazinë, për pronë edhe kërkonte nënës 50 mijë euro dhe nëna thoshte nuk ia jap. Ishin lekët e dëmshpërblimit. I thashë nënës që t’i japë me një tip garancie të përpiluar dhe ai nuk pranoi me kushtet që i thamë ne.
Kristina: Epo nëna ia dha dhe ty nuk të dha asgjë.
Eni Çobani: E dije ti këtë?
Neritani: Nuk e dija e kam marrë vesh më vonë. Kur lindën këto konfliktet, nëna i kërkoi vëllait lekët. Ai nuk e pranoi, që kishte marrë lekët. Por, nëna e kishte bërë pagesën në bankë dhe për fat ia kam gjetur në kompjuter. E kam çuar në prokurori dhe po vazhdojnë hetimet.
Kristina: Ia ka lënë nuses tjetër, vetëm ata pasuroi. Ia la lekët Alma Avdos. Është gruaja e dytë e vëllait të tij.
Neritani: Kisha kredinë në Itali dhe nga frika se mos më merrnin pronën, ia kalova vëllait.
Kristina: Mi jepje mua ore. Ku e ke vëllain sot?!
Neritani: Pa të dhënë asgjë e shikon se çfarë po më bën, por hajde se do të flasim në shtëpi, mos u bëj merak!
Gabimi i dytë i Neritanit, shtëpinë e blerë me kursimet e 12 viteve ia dhuron nënës. Ajo e “pret në besë”
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Neritani tregon se për t’i shpëtuar një kredie të pashlyer në Itali, ai vendos që dy katet që i takonin nga vila katër katëshe t’i dhuronte vëllait të tij. Por, ky i fundit më vonë e nxjerr nga banesa, duke i sjellë edhe policinë.
Pas kësaj çifti vendosi që të me kursimet e tyre të blinin një banesë. Kristina tregon se Neritani pa e pyetur fare e ble banesën dhe ia dhuron të ëmës, kjo e fundit më pas ia dhuron djalit tjetër. E nervozuar Kristina i kthehet bashkëshortit të saj se nuk e ka pyetur fare, për më tepër nuk i ka besuar asnjëherë.
Kristina: Në vitin 2022 ne kemi blerë një pronë tjetër. Unë shkoja në punë, se nëna donte shërbim nga djali dhe i tha që lëre punën se unë kam disa lekë mënjanë, nja 50 mijë euro dhe ti do të më shërbesh mua, që të mos marrë një shërbyese. Unë kam lënë 18 vjeç në çerdhe dhe kam shkuar në punë, më thotë burri që do të blemë një shtëpi tjetër me lekët që kemi, se punonim të dy. Unë shkova në punë, kur erdha nga puna e kishte blerë shtëpinë dhe në vend që ta merrte shtëpinë dhe ta hidhte në emrin e tij ose në emrin tim, shkon dhe ia hedh nënës, ia fal nënës. E donte me akt dhurimi dhe nëna çfarë bëri nëna ia dha djalit tjetër.
Neritani: Nuk të zija besë ty, shiko se çfarë po më bën ti!
Kristina: Unë të punoj 12 vite nga ora 7 e mëngjesit deri në 12 të darkës dhe të mos kem asgjë në emër?!
Neritani: Do punosh do hash!
Ardit Gjebrea: Pse ia ke dhënë nënës?
Neritani: E doja me akt dhurimi.
Kristina: Ma jepje mua dhe ta jepja ty, si nuk ta jepja ne kemi tre fëmijë bashkë.
Ardit Gjebrea: Neritani nuk të pa pyetur fare?
Kristina: Fare! Çdo gjë e ka bërë me nënën dhe vëllain e tij.
“Mori thikën me vete”, shokon Kristina: Vjehrra më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha
Gjatë ballafaqimit me bashkëshortin e saj, Neritanin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Kristina shokon me një deklaratë të fortë për vjehrrën e saj. Ajo shprehet se vjehrra e çuar në polici, duke shpifur se e kishte dhunuar.
Nga ana tjetër Neritani justifikon veprimet e qëllimshme të mamasë së tij, duke thënë se e ka vepruar në atë mënyrë për shkak të pleqërisë.
Kristina: Nëna e këtij më ka çuar në polici, që gjoja e kisha rrahur dhe ky ka gojë dhe më flet mua këtu. Më ka çuar para gjykatës nënën e këtij që nuk e kam prekur me dorë.
Neritani: E kishte nga pleqëria.
Eni Çobani: Pse të ka çuar në prokurori?
Kristina: Kishte shpikur vjehrra që gjoja unë e kisha rrahur.
Eni Çobani: Ti ishe në punë?
Kristina: Në punë!
Eni Çobani: Kjo është e tepërt, nuk është vetëm pleqëri. Kjo është të duash ta çosh njeriun pas hekurave.
Neritani: Ka qenë nga pleqëria. Nuk besoj se i ka vënë dorë.
Kristina: Ndahen gjërat mes nënës dhe gruas. Ajo shante dhe ofendonte si ti donte qejfi. Më thotë mua ajo para gjykatës ke vrarë fëmijët e tu, si more i vras unë gjakun tim, ata që i mbaj nëntë muaj në bark.
Eni Çobani: Akuza e vjehrrës cila ishte?
Kristina: Që ka harruar vjehrrën dhe tre fëmijët e mi, që gjoja i torturoj.
Eni Çobani: Është shumë e rëndë.
Kristina: Kishte marrë edhe thikën e shtëpisë, gjoja e kisha goditur me thikë.
Eni Çobani: Vuante nga ndonjë gjë?
Neritani: Jo!
Kristina: Ajo fëmijët e mi nuk i donte fare, i shante. Vetëm kur ka ikur vjehrra nga shtëpia, që i kemi dhënë edhe 50 mijë euro me vete, vetëm atëherë më kanë thënë komshinjtë që vjehrra jote t’i shante fëmijët, nuk t’i donte.
/tvklan.al

Comments are closed.