Skip to content

SKANDALI në Bulqizë, Lulzim Lleshi: Kam vendosur që binjakëve tu

Detaje të rënda kanë dalë në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga partneri i nënës së saj.

Lulzim Lleshi, xhaxhai i të miturës pretendon se janë ngacmuar seksualisht edhe vajzat e tija, 15 dhe 13 vjeç. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vitin 2025, kur ato ndodheshin në Gjirokastër. Sipas tij, autorët janë Klodian Krusa, së bashku me vëllain e tij, Klemend Krusën, tashmë partnerë të ish-bashkëshortes dhe ish-kunatës së tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës. Drejtësia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa u arrestuan nga polici, teksa akuzohen dhe për vrasjen e babait të 12-vjeçares, Artur Lleshit në vitin 2018. Trupi i tij u gjet i dekompozuar nën jë kanal, pasi ishte zhdukur për 8 muaj.

Deklaratë tronditëse vjen nga Lulëzim Lleshi, vëllai i Artur Lleshit, që u gjet i vrarë në vitin 2019 në një tunel, ndërsa ai lëshon akuza të forta për ish-gruan dhe ish-kunatën.

Në një rrëfim ekskluziv për News24 Lleshi, ka reaguar pas arrestimit të dy kushërinjve të tij, që dyshohet se kanë gisht në zhdukjen edhe vrasjen e vëllait të tij.

Madje ai thotë se dy vëllezërit binjakë, Klodian dhe Klement Krusa, iu morën gratë atij dhe vëllait të tij të ndjerë.

“Në 2018 erdhi vëllai që ishte emigrant në Maqedoni. Të nesërmen humbi vëllai. Piu kafe me kushërinjtë, dhe raki. Ishte mbrëmë. Këta që janë arrestuar janë Klement dhe Klodian Krosa. Me këta piu kafe te shtëpia e vëllait. Kanë ndenjur deri në orët e vona. Kisha shkuar dhe nënën time te shtëpia e vëllait. Kur i ngrita në mëngjes, erdhën këta dy kushërinjtë në mëngjes dhe thanë; hajde pimë kafe te vëllai. Kur shkuam aty ajo tha; burri ka ikur në Gostivar. Kam kërkuar gati 1 vit në Maqedoni, dhe pas 1 muajsh u gjet në tunelin e Gurëz, i vrarë me një plumb. Dyshimet i kam në familjen time. Duhet të arrestohen gratë në radhë të parë. Duhet të arrestohet ish-bashkëshortja ime dhe ish-kunata ime, se ajo ka humbur gjurmët.

Unë i kam kushërinj nga nëna ata. Njëri ka marrë gruan time, tjetri kunatën. Ata u zhduken sapo u zhduk vëllai im. Dyshimet e para i kam te gratë. Ato e dinë se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait tim. Ata vinin si kushërinj në shtëpi. Ata vranë vëllanë, morën dhe gratë. Dy vëllezërit morën dy gratë, ish-gruan time dhe ish-kunatën time. Ajo po të ishte e drejtë, do të kishte kërkuar për gjurmët e vëllait tim. Ato e dinë, të shtrëngohen nga policia. Ish-gruaja ime iku në Gjirokastër me Klodian Krosën në 1 prill të 2019-ës. Ish-kunata jetonte me qira në Bulqizë, me Klementin. Më thoshin njerëzit që ato kanë marrëdhënie me gratë tuaja.”, tha ai.

Published inBank

Comments are closed.