Banori i “BBVA5”, Rogert Sterkaj, edhe pse shumë herë është paralajmëruar nga produksioni dhe opinionistët e programit që të tregohet i kujdesshëm për fjalorin që ai përdor ndaj konkurrentëve të tjerë, mesa duket nuk i ka pasur dhe aq të qarta vërejtjet.
Ditën e sotme, teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, pranë pishinës, Rogerti shfaqet duke komunikuar me një gjuhë të pahijshme ndaj Stenaldos.
“Ti dukesh fiks si gomar, madje më keq. Dukesh sikur të ka hipur gomari ty” dëgjohet Rogerti duke iu drejtuar Stenaldos.
Ky i fundit, pavarësisht ofendimeve të marra, ka shfaqur një sjellje të qetë dhe e ka përballuar situatën mjaft mirë. Në momentin kur Rogerti e ofendon atë, Stenaldo e injoron totalisht. Pas pak Artani i afrohet këtij të fundit dhe i jep një përqafim.
Ndonëse kjo mënyrë, siç pretendon Rogerti, mund të jetë strategjia që ai ka zgjedhur të ndjekë për lojën, komunikimi i tij ndaj banorëve është cilësuar si një gjuhë denigruese e cila nuk duhet të përdoret sidomos në një format të tillë.
Kujtojmë së prime-n e së martës, televotimi u anulua pasi në shtëpi mbërritën dy zarfa të zinj, njëri për Rogertin dhe tjetri për Keijsin i cili për shkak të sjelljes së tij të pahijshme ndaj banorëve, u përjashtua nga gara.
Ndga ana tjetër për Rogertin, si masë ndëshkimi për gjuhën denigruese që ka përdorur ndaj disa prej banorëve, u vendos që të jetë në televotim të përhershëm.

Comments are closed.