Skip to content

Lajm i zi në Portin e Durrësit! Ndahet nga jeta parakohe të punonjësit të njohur!

Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të premte nga Autoriteti Portual i Durrësit, që ka njoftuar ndarjen nga jeta para kohe të punonjësit të tij, Gentian Dobra. Largimi i tij i parakohshëm ka sjellë dhimbje dhe trishtim mes kolegëve dhe stafit të institucionit ku ai shërbeu për vite me radhë.

Gentian Dobra ishte pjesë e Forcës së Sigurisë Portuale, ku është vlerësuar për përkushtimin, korrektësinë dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës

“Autoriteti Portual Durrës shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjësit tonë, Gentian Dobra.

Në këtë moment të vështirë, stafi i Autoriteti Portual Durrës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Published inBank

Comments are closed.