Skip to content

Ambasada Gjermane jep lajmin e madh për familjet e përmbytyra në Shqipëri, ja çfarë sapo vendosën

1.800 persona në rajonet më të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, do të përfitojnë ndihmë të shpejt falë mbështetjes nga Gjermania. Lajmin e jep Ambasada Gjermane në Tiranë.

Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Ndihma garantohet nga Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, dhe do të shkojë për rreth 400 familje në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën).

“Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese”, njofton Ambasada.

Published inBank

Comments are closed.