Nuk e keni ditur deri më tani por ja pse ndodh mavijosja në trupin tuaj! Kur duhet të shqetësoheni!

Edhe pse mavijosja është pjesë e jetës së përditshme, një dietë e pasur me vitamina dhe minerale mund të ndihmojë në reduktimin e tyre. A ju duket se mavijoseni shpejt edhe pas goditjeve të lehta, ndërsa të tjerët mezi vënë re një ndryshim në lëkurën e tyre pas incidenteve të ngjashme?

Mavijosja e lehtë mund të jetë një sinjal se trupit tuaj i mungojnë lëndët ushqyese që forcojnë enët e gjakut dhe lëkurën. Edhe pse disa njerëz janë natyrshëm më të prirë ndaj mavijosjeve për shkak të gjenetikës ose llojit të lëkurës, ushqimi luan një rol kyç në shpejtësinë e rikuperimit nga lëndimet e vogla.

Mavijosjet ndodhin kur enët e vogla të gjakut nën sipërfaqen e lëkurës dëmtohen, duke bërë që një sasi e vogël gjaku të rrjedhë në indet përreth. Tek ata që mavijosen lehtë, ky proces intensifikohet dhe lëkura ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar. Mavijosja e lehtë mund të tregojë mungesë të lëndëve ushqyese, qarkullim të dobët apo edhe dehidrim.

Nëse vëreni mavijosje të shpeshta edhe pas ndikimeve të lehta, merrni parasysh rritjen e marrjes së vitaminave dhe mineraleve të mëposhtme, shkruan Onlymyhealth.com.

Ushqyes që ndihmojnë në parandalimin e mavijosjeve

Vitamina C – Ndihmon në krijimin e kolagjenit, i cili mbështet strukturën e enëve të gjakut dhe lëkurës. Mungesa e kësaj vitamine mund të dobësojë enët e gjakut.

Burime të mira: agrumet, luleshtrydhet, specat, kivi dhe brokoli.

Vitamina K – Esenciale për koagulimin e gjakut, ndihmon në ndalimin e shpejtë të gjakderdhjes. Njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës K janë më të prirur ndaj mavijosjes.

Burime të mira: perimet me gjethe jeshile si lakra jeshile, spinaqi.

Bioflavonoidet – Antioksidantë bimor që forcojnë kapilarët në kombinim me vitaminën C.

Burime të mira: agrumet, manaferrat, qepët dhe çaji jeshil.

Hekuri – Është thelbësor për formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë zbehje dhe të rrisë tendencën për të mavijosur lehtë.

Burime të mira: mish i kuq pa dhjamë, shpendët, peshku, fasulja, spinaqi dhe drithërat e fortifikuara.

Zinku – I rëndësishëm për riparimin e indeve dhe shërimin e plagëve. Mungesa e zinkut mund të ngadalësojë rikuperimin e lëkurës.

Burime të mira: mishi, butakët, bishtajoret, farat dhe arra.

Proteinat – Ato janë të nevojshme për të forcuar dhe riparuar indet, duke përfshirë lëkurën dhe enët e gjakut. Marrja e ulët e proteinave mund të çojë në enët e brishta të gjakut.

Burime të mira: vezët, pula, peshku, tofu, fasulet dhe kos grek.

Kur të bisedoni me mjekun?

Nëse vëreni se mavijosjet shfaqen shpesh ose janë shumë të theksuara, konsultohuni me mjekun, pasi formimi i tepërt i tyre mund të tregojë probleme shëndetësore si çrregullime të koagulimit të gjakut, sëmundje të mëlçisë ose efekte anësore të disa ilaçeve.