Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., ka përplasur aktorin e humorit, Nexho Shabanin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur aktori, i cili me urgjencë është nisur në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Comments are closed.