Skip to content

“Luftove fort si një luaneshë, por ndodhi diçka që…!” Nga Namik Dokle te kolegët dhe miqtë, humbja e Rezarta Reçit i lë “zemërthyer” (REAGIMET)

Një lajm i kobshëm erdhi pasditen e këtij 1 shkurti. Rezarta Reçi, gazetarja që i kushtoi jetën fjalës, mbylli sytë përgjithmonë. Ajo nuk arriti që të mundte sëmundjen e keqe me të cilën luftoi për vite me radhë. Ikja e saj ka lënë “zemërthyer” jo vetëm familjarët, gjirin e saj të ngrohtë, por dhe shumë miq, kolegë dhe politikanë, të cilët patën fatin që ta njihnin të mirën Rezi.

Përmes reagimeve të rrjetet sociale ata kanë shprehur dhimbjen për humbjen e kësaj zonje e cila të rrallëta i kishte shoqet si vetja.

Ata e kanë kujtuar Rezartën përmes rreshtave si një gazetare të përkushtuar, një njeri me vlera të spikatura dhe një kolege të respektuar, e cila gjatë gjithë jetës së saj kontribuoi në gazetari dhe kulturë, duke lënë gjurmë përmes fjalës dhe zërit të saj.

Prej vitesh në luftë me kancerin e gjirit, shuhet gazetarja Rezarta Reçi!
Rezarta Reçi la pas qindra intervista e një karrierë të shquar në gazetarinë shqiptare. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo u dallua si autore dhe moderatore e një sërë emisionesh televizive, duke ndërtuar me kohë një profil të veçantë në gazetarinë kulturore. Me korrektësi, finesë, Reçi solli për publikun artikuj dhe telereportazhe që mbeten dëshmi e seriozitetit dhe etikës së saj profesionale.

Përtej gazetarisë, Rezarta Reçi ishte edhe autore librash, e vlerësuar për qasjen e thellë ndaj marrëdhënieve njerëzore. Ajo gjithashtu ishte dhe autore në Revistën Newsbomb, dhe kjo ikje e befte e saj do t’i mungojë padyshim lexuesve të revistës tonë.

Reagimet:

Ilir Kadia: Rezarta Reçi!Motër e shkuar motrës ishte një shoqe si ty! Shpirti yt i ngrohtë diell!

Buzëqeshja jote e ëmbël mjaltë!Dekada shoqëri por si nuk e the një fjalë të mbrapshtë për kërkënd! Bislimi sapo më shkruan:Rezi na la! Jo Bislim!Rezi ishte njeriu ëngjëll!Prej sot Ëngjëlli Rezartë!

Ogerta Manastirliu: Më trishtoi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares së njohur Rezarta Reçi. Rezi, një shpirt i bukur, një grua me forcë e kurajë të rrallë për ta parë jetën gjithmonë përtej së sotmes. Fjala dhe pena e saj lanë gjurmë, ashtu si mënyra njerëzore, me të cilën diti t’i fliste publikut. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe

Namik Dokle: LAMTUMIRË, REZARTA REÇI…!Lajm i trishtë për shuarjen e kësaj rrezeje të artë njerëzore, gazetare dhe njeri i veçantë. Pusho në paqe, kolege!

Sefer Kikija: Shuhet Rezarta Reci …Ikona dhe gazetaria me e mire e Radio Tiranes…Luftoi fort, si nje luaneshe ndaj semundjes, por nuk ja doli dot….Shpirti i saj si nje rreze drite fluturoi drejt qiellit…Lamtumire Rez…U prehsh ne paqe…Ju iket, por late pas nje mal me kujtime te bukura, late pas nje pasuri kulturore e gazetareske qe nuk do te harrohet kurre ne fonoteken e Radio – Tiranes.. Ngushellime te sinqerta familjes..!

Ola Bruko: E mira dhe luftarakja si asnje tjeter Rezarta Reci nuk eshte me mes nesh…! Rezi luftoi per jeten dhe mish dhe shpirt, e buzeqeshur dhe kurajoze deri ne fund….! Dua ta kujtoj bukur gjithmone, si ne kete rrefim plote emocion qe i dha publikut ne programin Dola te Ola. Ngushellime te sinqerta familjes!

Mark Simoni: LAJM I TRISHTË Unë dhe mikja ime Eli Kanina, kemi qenë disa herë të ftuar në Radio Tirana, në emisionet e drejtuara nga gazetarja e mirënjohur REZARTA REÇI. Rezarta Reci

Rezarta, para disa minutash, mbylli sytë njëherë e përgjithmonë, duke lënë në dhimbje të thellë familjen e saj, komunitetin e gazetarëve dhe njerëzit e letërsisë dhe të librave, si autore romanesh dhe prozash.

Artan Hoxha: Lajm i trishtë për komunitetin e gazetarëve, ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Rezarta Reçi.. Humbje dhe trishtim për të gjithë kolegët që kanë punuar me Rezin. Ngushëllime familjes!

Published inBank

Comments are closed.