Skip to content

“Fundi i autokracisë? Robert Papa: ‘Dosjet janë masive, ja skenari që rrëzon Edi Ramën’”

Gazetari Robert Papa e ka përshkruar situatën politike në Shqipëri si një realitet autokratik të pakorrigjueshëm përmes votës dhe duke paralajmëruar zhvillime që mund të tronditin seriozisht pushtetin aktual. Sipas Papës, mekanizmi i largimit të Edi Ramës me anë të zgjedhjeve është praktikisht i pamundur, pasi kryeministri, siç shprehet ai, ka konsoliduar një kontroll total mbi institucionet dhe shumicën parlamentare.

“Mekanizmat për të hequr një delirant arrogant, prepotent si Rama me anë të votës është e pamundur. Ai i ka blerë të gjithë; ka 83 deputetë, të gjithë të stilit “Zeqine, Balla and Company”. Në qoftë se Partia Socialiste do ta donte atdheun, 15 veta do ta godisnin në parlament për ta larguar. A mund të ndodhë? A mund të ngjasë? Në qoftë se aleatët ndërkombëtarë do ta kërkojnë, unë besoj se po”, shprehet Papa.

Transferta

Robert Papa sjell si shembull atë që e quan një transfertë prej 600 milionë dollarësh e Linda Ramës, gruas së kryeministrin në bankën “Abi Bank”, e realizuar përmes ishujve të parajsave fiskale dhe e përfshirë, sipas tij, në radarët e FBI-së amerikane. Papa e cilëson këtë element si tronditës dhe potencialisht destabilizues për pushtetin e Ramës, duke e lidhur me akuza për grabitje miliardash dhe përpjekje për të shitur interesa apo aksione në vende arabe. “Pa ndikimin e ndërkombëtarëve nuk shkunden regjimet diktatoriale, sepse regjimi diktatorial është në Shqipëri.

Lërini përrallat; ai ka blerë çdo gjë të huajt. Vetëm një transfertë e Linda Ramës në “Abi Bank” prej 600 milionë dollarësh, çka ka rënë në radarët e FBI-së amerikane në ishujt e parajsave fiskale, duhet t’i tronditë. Ai ka vjedhur miliarda dhe kërkon të shesë aksionet e tij ndaj bredh në vendet arabe. Por këtu i dinë të gjitha, kur media e djathtë i ka vënë epitete nga më të ndryshmet deri te “Noriega”, “Ramaduro”, shefi i Narkoshtetit. Por diplomatët që vijnë në Shqipëri duket se më shumë vijnë të vjedhin dhe – më falni për shprehjen – për seks, sepse ka dalë në dosjen e Epstein-it.

Ndaj mos i merrni seriozisht; fatin e Shqipërisë e vendosin shqiptarët. Figura si Rama janë programuar që në vitet ’90; e sollën urgjent nga Athina, e nxorën nëpër mitingje dhe nuk ishte rastësi që familja Hoxha spostoi Nanon në favor të tij. I ka shpërblyer me leje ndërtimi, pa diskutim. Unë kam besim tek SPAK sepse nuk kontrollohet as nga njerëzit që rrinë afër Trump-it. Me dy lëvizjet e fundit, ai ka marrë “oksigjen” duke blerë Kushner-in, Ivankën dhe duke arritur të mbajë një fjalim donkishotesk në parlamentin e Izraelit. Të jesh krahas Netanyahut në këtë kohë tregon që je i urryer; Netanyahu është kriminel lufte, ka vrarë fëmijë dhe ka një mandat arresti”, shprehet gazetari.

Dosjet dhe fundi i Ramës

Papa deklaron se dosjet ndaj Edi Ramës janë masive dhe se interesat e sigurisë kombëtare amerikane nuk falin shkelje. Ai e përshkruan kryeministrin si të frikësuar, në panik dhe të rrezikshëm në fazat e fundit të pushtetit. “Rama ka një problem të madh, sepse ai Bordi i Paqes i Gazës doli si bord i turpit, sepse nuk është për Gazën. Trump ose njerëzit pranë tij kërkojnë të krijojnë një OKB të re, pasi OKB-ja ka dështuar. Dhe Rama nuk ka pse flet në parlamentin e hebrenjve për bordin; nuk je zot, nuk ke firmosur, teknikisht nuk je pjesë e tij. Ty ta falin francezët që kanë aq shumë dosje për ty poshtë urave; vetë kryetari i partisë tënde ka thënë që ke shitur ikonat në Francë. Mjafton për këtë të dënohesh dhe të shporresh. Ajo që ndodhi me Davosin është shuplaka e radhës nga rrethi i Donit.

Nuk pinë ujë përrallat që “ndenja me Ivankën”, mbas fustanit të saj, të cilën e talle te zyra me çorape dhe ajo i hoqi të gjitha fotot në mediat sociale. Fëmijët e llastuar të presidentit Trump janë një barrë e madhe për të. Trump ka filluar të pranojë që do të humbasë Kongresin në nëntor. Sipas Fox Neës, 56% do të votonin për demokratët dhe me humbjen e Kongresit fillojnë hetimet për fëmijët e llastuar. Do thoni ju që kjo e gëzon Ramën, se do të kthehet e majta e Sorosit. Ishte Biden dhe katër vjet nuk e priti, nuk e takoi as Kamala Harris, me gjithë lëvizjet me pagesat miliona dollarë. Ai synon një ftesë në Mar-a-Lago, por është e turpshme për Trump.

Shqiptarët kanë në dorë votat. Në qoftë se do të priste Ramën, do tallej e majta me të duke nxjerrë videon ku ai tallej me Trump. Por fjala që tha, që janë nja tre drejtues që nuk i shikoj me sy përpos Lukashenkos, Rama është kush tjetër? Ju i ndiqni protestat masive në Iran. Në Shqipëri duhet të bëjnë të njëjtën gjë: të ngrihen. Nuk besoj se Rama do të guxojë të vrasë njerëz, sepse efektivët e policisë dhe ushtrisë nuk e bëjnë këtë. Regjimet autokrate nuk ikin me votë. Unë kam thënë disa herë: duhet një Republikë e re. Duhet shkrirë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe ky Parlament; asnjë nga këta të mos jetë më.

Duhet një sistem i ri zgjedhor që Shqipëria të hyjë në rrugën e sipërmarrjes së lirë, jo të këtij kapitalizmi feudal si një ish-republikë ruse, dhe të mos kemi më në pushtet njerëz mediokër e kusarë. Nuk e shpëton dot Belinda Ballukun; je e frikësuar sepse në dosje ka fakte të tmerrshme dhe video ndaj teje. Ish-pastruesja e Athinës do të pastrojë dhe ty. Dosjet për Ramën janë masive. SHBA ka atë që quhet “Deep State” që për interesa të mëdha nuk falin, dhe Rama ka shkelur interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Rama mund të shpenzojë miliarda, por nuk e shpëton dot sepse vetë Netanyahu ka probleme me drejtësinë.

Delirant, i frikësuar dhe në panik; në çastet e fundit ai bën çdo gjë. Ai drejton një bandë kusarësh. Pashë një “figurinë” si Spiropali, të cilën vetë e dërgoi në Vlorë ta turpëronte, sepse ka zëra se ajo kërkon postin e kryeministrit. Populli nuk i do as ata, sepse e shikojnë që një bandë dëbon miliona shqiptarë. E keqja në Shqipëri ka vetëm një emër: Edvin Rama. Mos u merrni me opozitën; kryesorja është zhdukja e kësaj autokracie që rrezikon sigurinë rajonale. Rënia në pesimizëm i shtyn jetën diktaturës. Unë në fytyrën e Ramës shikoj frikë. 10 shkurti duhet të tregojë se sa e fortë është opozita dhe se si shumica kërkon që Rama të largohet. Shqipëria meriton më mirë”, tha Papa ndër të tjera.

Published inBank

Comments are closed.