Skip to content

Neda del me mesazh ndaj Ogrenit: Po ti çfarë burri je?

Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda, është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili është interpretuar gjerësisht si një reagim i heshtur ndaj situatës mes tyre.

Në një foto të publikuar në Instagram, e cila më pas u fshi, në ekran shfaqeshin rreshtat:
“Se çfarë është një burrë i vërtetë e di çdo grua. Ti çfarë burri je?”

Postimi është parë nga ndjekësit si një përgjigje indirekte ndaj akuzave të bëra më herët nga ish-bashkëshorti i saj dhe vjen në një moment kur marrëdhënia mes dy ish-partnerëve ka kaluar nga një krizë familjare në një përplasje ligjore.

Sipas raportimeve në media, pas divorcit, Ogren Balluku ka depozituar në gjykatë një kërkesë për urdhër-mbrojtje ndaj Nedës, duke pretenduar ushtrim dhune verbale dhe psikologjike, si dhe sjellje të papërshtatshme gjatë konflikteve mes tyre.

Pretendimet lidhen me disa episode tensioni që, sipas tij, kanë ndodhur pas ndarjes dhe në prani të fëmijëve.

Ndërkohë, çështja vijon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë, ndërsa historia e tyre mbetet një nga më të komentuarat në median rozë.

Published inBank

Comments are closed.