Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Burime për Newsbomb konfirmojnë se gjendja e ish-kreut të shtetit është drejt normalizimit dhe paraqitet e qëndrueshme.
Alfred Moisiu u paraqit mbrëmjen e kësaj të mërkure në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.
Parametrat jetësore të ish-presidentit janë stabilizuar dhe gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt përmirësimit. Sipas të njëjtave burime mësohet se mjekët vlerësojnë se nëse gjithçka vijon normalisht, Moisiu pritet të dalë nesër nga spitali.

Comments are closed.