Skip to content

E fundit! Kushtetuesja votoi kundër Ballukut/ Çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria…

Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të ditës e kanë kaluar në Kryeministri.

Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, Edi Rama nuk është larguar nga zyra e tij, ndërkohë që zv/kryeministrja pas një lëvizje të shkurtër është kthyer sërish në godinën e qeverisë në orët e vona të drekës.

Por ndërsa mendohej se të dy do të prisnin aty vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zgjatja e mbledhjes përtej parashikimeve deri në mbrëmje vonë, duket se ka bërë që të dy të lënë zyrat respektive pasdite dhe lajmin ta presin në banesat e tyre. Ndryshe nga pjesa më e madhe e ditës, në momentin e shpalljes së vendimit rreth orës 22:00, godina qendrore e qeverisë ka qenë e boshatisur, dritat kanë qenë të fikura.

Published inBank

Comments are closed.