Skip to content

Harrojeni Surrelin! Sali Berisha befason: Ja ku ndodhet rezidenca sekrete e Edi Ramës që nuk u shkon mendja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama disponon një tjetër rezidencë në Dardhë të Korçës, përveç asaj në Surrel.

Deklarata u bë gjatë një bashkëbisedimi “live” në rrjetet sociale, pas një pyetjeje nga një qytetar lidhur me publikimin e pamjeve të Dardhës nga kryeministri në rrjetet sociale. Berisha tha se prania e Ramës në Dardhë nuk është e rastësishme dhe se lidhja e tij me këtë zonë është e hershme.

Në vijim, Berisha komentoi në mënyrë ironike debatin publik të ditëve të fundit, duke thënë se pavarësisht vendndodhjes, Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë politike për çështjet që lidhen me qeverisjen dhe me rolin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Edi Rama ka pasur shtëpi në Dardhë dhe pastaj bëri sikur e ka shitur.Pra, del se përveç Surrelit, ka edhe rezidencë në Dardhë.”, tha Berisha.

Sipas Berishës, rasti i Dardhës shtohet në listën e çështjeve që, sipas tij, ngrenë pikëpyetje mbi transparencën dhe qëndrimet e kryeministrit, ndërsa debati politik vijon të mbetet i fokusuar te përgjegjësia qeverisëse.

Published inBank

Comments are closed.