Skip to content

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, Selin i jep përgjigjen që nuk e priste

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i vendosur banorët përballë pasqyrave të tyre.

Gjatë një bisede të qetë, fituesi i BBV2 e ka pyetur hapur Selinën se cili banor mendon ajo se do të triumfojë në këtë edicion dhe cilat janë arsyet.

Përgjigja e banores ka qenë e menjëhershme dhe plot vetëbesim. Ajo nuk ka hezituar të vetëshpallet fituese, duke përdorur nofkën me të cilën pëlqen të identifikohet.

“Unë mendoj që e fiton Big Brother-in… Selin the Queen,” është shprehur ajo.

Kur Luizi e ka pyetur se ku e ka gjetur këtë titull mbretëror, në bisedë ka ndërhyrë Tani. Me humor dhe ironi, Tani shprehet:

“E ka marrë, e vetëquajtur. Janë të gjithë të ashtuquajtur. Këtu e kanë vendosur dhe perandor. Ka dhe perandor këtu,” tha Tani.

 

Published inBank

Comments are closed.