Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku u dhunua fizkisht nga dy djem, avokati Kujtim Cakrani.
Ngjarja ka ndodhur rreeth orës 13.30 në rrugën Transballkanike në karburantin ku do të furnizonte automjetin me karburant avokati.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se debati mes Cakranit dhe dy djemve të rinj është përshkallëzuar pasi avokati kishte parkuar para karburantit duke shkaktuar bllokimin e mjeteve të tjera që ishin në radhë pas tij.
Pas ngjarjes së rëndë, autorët që dhunuan fizikisht avokatin janë zhdukur nga vendngjarja. Por megjithatë bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i automjetit të tyre ndaj pritet që në vijm ata të arrestohen.
Me hundë të enjtur dhe i mavijosur në fytyrë, avokati Kujtim Cakrani dëshmon nga spitali: Dy djem të rinj më provokuan pastaj më goditën me mjet prerës (FOTO)
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Comments are closed.