Presidenti Alfred Moisiu raportohet se ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpinë e tij. Rreth pesë ditë më parë, ai u dërgua me urgjencë në QSUT, nga ku sot është larguar i qeshur, raporton newsbomb.al.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka publikuar një fotografi të Presidenti Moisiu me një nga mantelbardhët e institucionit dhe teksa i uron shëndet, e falenderoi që i besoi ekipit profesionist të QSUT.
“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet postimin që ndan institucioni spitalor publik, raporton newsbomb.al.
Më datë 4 Shkurt, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë në QSUT, pas problemve shëndetësore. Ai ka pasur vështirësi me frymëmarrjen dhe kishte dyshime dhe për komplikacione të zemrës.
Fatmirësisht, Presidenti Moisiu gëzon shëndet të plotë dhe sot ka lënë ambiente e Spitalit “Nënë Tereza”, pas një përshëndetje të ngrohtë me Dr.Marselën dhe stafin që i qëndroi pranë dhe monitoroi çdo kohë gjendjen e tij.

Comments are closed.