Skip to content

Nami te Parlamenti, militantët zënë në befasi policët dhe

Protesta para Parlamentit të Shqipërisë ka eskaluar në akte të forta dhune pak momente më parë, me militantët opozitarë të cilët kanë zënë në befasi punonjësit e Policisë së Shtetit dhe i kanë sulmuar me molotovë e fishekzjarre.

Situata ka qenë e qetë për më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që skenari të mos kuptohej në asnjë moment, ndaj efektivët janë zënë në befasi nga heshtja e thellë.

Raportohet se disa punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar, pasi molotovët u kanë shpërthyer përpara fytyrës, ndërkohë që janë sulmuar edhe me fishekzjarre, raporton neësbomb.al.

Menjëherë, është reaguar me blindat e ujit dhe gaz lotsjellës, në kundërpërgjigje ndaj protestuesve të cilët kanë vazhduar për disa minuta të hedhin molotovë e fishekzjarre.

Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë. Një makinë ka marrë flakë gjatë incidenteve.

Si pasojë e përplasjes, dy punonjës të policisë janë dërguar në spital te Trauma ku raportohet për lëndime.

Pjesa më e madhe e protestuesve është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë. Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar turmës.

Published inBank

Comments are closed.