Skip to content

Nuk ua merrte mendja! Ish-banori zbulon sekretin e lidhjes mes Mirit dhe Anjeza Shahinit

Një lidhje gjaku e paditur më parë mes dy figurave të njohura të muzikës shqiptare është zbuluar mëngjesin e sotëm. Armir Shahini (Miri), banori aktual i “Big Brother VIP” dhe pjesëtar i grupit “West Side Family”, rezulton të jetë kushëri i parë me këngëtaren e mirënjohur, Anjeza Shahini.

Sekreti është zbuluar nga Klajdi Musabelliu gjatë emisionit “Wake Up”, i cili sqaroi se Miri është konkretisht djali i xhaxhait të Anjezës.

Por, pavarësisht miqësisë së ngushtë që Klajdi ka me Anjezën dhe faktit që ka qenë mik në shtëpinë e Mirit para hyrjes në BBV, deklarata e tij për kushëririn e këngëtares ishte e ftohtë dhe thumbuese. Ndërsa vlerësoi Selinën, për Mirin zgjodhi “heshtjen” që flet shumë.

Selina është si shpirt, është mjaft e bukur. Pjesa tjetër nuk dua të bëj komente, sepse është djali i xhaxhait të mikes sime shumë të mirë, Anjeza Shahinit, dhe kam ngrënë një drekë rastësisht tek shtëpia e tij,” – u shpreh Klajdi.

Ai e mbylli deklaratën duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka simpati për lojën apo karakterin e Mirit: “Për Mirin nuk kam ndonjë koment pozitiv, ndaj më mirë të hesht”.

Published inBank

Comments are closed.