Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës. Ku tre automjete janë përplasur mes tyre dhe një një furgon mallrash
Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet e përfshira. Si pasojë e përplasje kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Menjëherë pas ngjarjes, qytetarë që ndodheshin pranë vendit të aksidentit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë të aksidentuarëve.
Deri në këto momente nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ndërkohë, pritet reagimi i policisë dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.


Comments are closed.