Një sherr i momentit në studion e emisionit “Opinion” mes gazetarit Berat Buzhala dhe publicistit Albatros Rexhaj rrezikon të kthehet në një konflikt më të madh mes tyre. Kjo, pasi familjarët kanë parë konfliktin nga ekrani dhe janë nisur drejt ambienteve të televizionit.
Ka qenë publicisti Albatros Rexhaj i cili disa minuta më vonë ka ndërprerë rrjedhën e emisionit dhe ka deklaruar se ajo që ndodhi në studio nuk ishte aspak e hijshme dhe shqiptarët nuk e meritonin atë që ndodhi e u transmetua drejtpërdrejt mbrëmjen e sotme nga Tirana.
“Njerëzit e mi e kanë parë atë që ndodhi dhe janë nisur, janë duke ardh, sepse janë shqetësuar”, u shpreh Rexhaj.
Ndërkohë, edhe gazetari Berat Buzhala kërkoi falje për atë që ndodhi, por nuk ju drejtua panelistit që kishte përballë dhe e sulmoi fizikisht, por vetëm Blendi Fevziut e ndjekësve të emisionit të tij.
“Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e të ftuarit Ermal Hasimja e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio.
Megjithatë, pavarësisht deklaratave, duke se në ndërprerjen publicitare, Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj kanë bërë paqe sepse moderatori ka treguar një video të të dyve duke u përqafuar e duke shtrënguar duart.

Comments are closed.