Erand Sojli zbulon arsyen e trishte! Si ndodhi ndarja e çiftit, prindër të dy vajzave

Aktori i njohur i humorit, Erand Sojli duket se ka konfirmuar divorcin nga bashkëshortja e tij, Rina Narazani, me të cilën ka dy fëmijë, si edhe ndau skenën.

 

 

Ishte Panorama Plus që zbuloi lajmin se dy aktorët tashmë kishin ndarë rrugët e jetës duke i dhënë fund martesës disavjeçare.

Dhe Erand Sojli, i cili është bërë pjesë e Ferma Vip pas kthimit nga Amerika, u pyet nga konkurrentja tjerër Big Mama rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten, të cilës aktori nuk i është përgjigjur me fjalë, por me mimikë.

“A flet me nusen”- i është drejtuar fermerja aktorit.

“Jo”, la të nënkuptohej Erandi teksa ka lëvizur kokën, ndërsa vendosi të mos komentojë më shumë.

Pas disa vitesh mungesë në skenën shqiptare, Erand Sojli është rikthyer. Dikur ai ishte një ndër aktorët më të dashur me rolet e tij, por pas shkëputjes për në SHBA, jeta e tij ndryshoi. Me disa projekte në kinematografi dhe teatër, Erandi ia doli që të bëjë art dhe në kontinentin e largët, duke përmbushur kështu një ëndërr të tijën.

Aktori i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e “Ferma VIP”. Duhet thënë se prania e tij në këtë reality, ka kuriozuar fansat, që do të kenë mundësi të shikojnë Erandin në një format tërësisht të ndryshëm.

Por në televizion, Erandi kthehet ndryshe nga sa u largua vite më parë. Burime bëjnë me dije se aktori është ndarë nga bashkëshortja e tij, Rina Narazani.

11825588_10205745557892206_1199790001061890251_n

Çifti, kishin një histori të gjatë dashurie si dhe një bashkëpunim të përkryer edhe në skenë. Kujtojmë se ai dhe Rina kanë qenë së bashku në skenën e “Portokalli”, vite më parë me rolin e “Thëllëzës” dhe “Naqes”. Pas një periudhe që jetuan të ndarë, ku Rina dhe fëmijët ishin larguar në SHBA, ndërsa Erandi vijoi edhe për pak në Shqipëri, dyshja ia doli që niste karrierën edhe në SHBA.

Por atëherë kur dukej se u plotësua edhe tabloja e familjes perfekte, diçka ka ndodhur dhe çifti i ka dhënë fund. Miqtë e afërt e kanë ditur një fakt të tillë prej kohësh, por kanë preferuar që mos të flasin rreth arsyeve që kanë çuar në këtë divorc. Vetë aktori nuk ka folur asnjëherë për ndarjen nga partnerja e tij, duke preferuar që të gjithë vëmendjen ta orientojë në punët e tij që bën në kinematografi.

erald soji

E tashmë që është rikthyer tek “Ferma VIP”, Erandi do të flasë për historinë e divorcit të tij. Në fakt, që në natën e parë, Luana e ngacmoi disi aktorin.

“Ke ardhur me zemrën e zënë, apo vetëm” e pyeti moderatorja në lidhje live. I zënë ngushtë nga kjo pyetje, aktori tentoi që të largohej duke thënë se e kishte zemrën plot me gjithë ata konkurrentë që kishte pranë. Dukej se kjo ishte vetëm sinjali i parë rreth faktit që në mënyrë indirekte Sojli pranoi se tashmë ishte single.

Në intervistën e fundit që ai dha përpara se të largohej, foli për dashurinë e madhe që kishte për Rinën dhe familjen që kishin krijuar të dy. Përveç eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës për teatrin dhe aktrimin. I ftuar në një emision televiziv ai foli për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë. Më tej tregoi se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që ai është rikthyer në Shqipëri.

erald soji

“Do i thosha që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.

Po pas pak vitesh nga kjo deklaratë kaq romantike, Rina dhe Erandi i kanë dhënë fund martesës së tyre, duke qenë tashmë vetëm prindër të dy vajzave. Me gjasa do të jetë vetë aktori ai që do të zbulojë më shumë detaje nga ky divorc.