Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për herë të parë pasi u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
Krah kreut të qeverisë, Sula vlerësoi vizionin dhe punën e këtij të fundit, teksa me dhimbje u shpreh se “ish-të vetët” e hodhën në rrugë dhe falënderoi Ramën që i besoi këtë sfidë.
“I nderuar zoti Kryeministër, e nderuar zonja ministre, të nderuar kryeinspektorë, kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e pamundur dhe e paimagjinueshme që një demokrat për 20 vitesh në politikë në një llogore tjetër që ju e thatë me të drejtë të ketë kritikuar gjuajtur me gurë shtëpisë, apo qeverisë tuaj, por diferenca qëndron në një moment që është thelbësor dhe nuk kam turp ta them aty ku unë kam kontribuar dhe kam dhënë për 20 vite dhe kam fituar gara gjithmonë personale dhe garën e fundit që del i pari dhe të hedh në rrugë te qeveria jote mora kurajon, guximin, konkurrova, dola i pari dhe vlerësohem dhe kjo është një diferencë dhe që duhet që çdokush qytetar shqiptar, demokrat apo socialistë, duhet të besojë te këto konkurrime, të aplikojë dhe jam i bindur që do të ketë drejtësi në fitoren e atij vendi pune”, tha Sula.
Pjesë nga fjala e Sulës:
I nderuar zoti Kryeministër, e nderuar zonja ministre, të nderuar kryeinspektorë, kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e pamundur dhe e paimagjinueshme që një demokrat për 20 vitesh në politikë në një llogore tjetër që ju e thatë me të drejtë të ketë kritikuar gjuajtur me gurë shtëpisë, apo qeverisë tuaj, por diferenca qëndron në një moment që është thelbësor dhe nuk kam turp ta them aty ku unë kam kontribuar dhe kam dhënë për 20 vite dhe kam fituar gara gjithmonë personale dhe garën e fundit që del i pari dhe të hedh në rrugë te qeveria jote mora kurajon, guximin, konkurrova, dola i pari dhe vlerësohem dhe kjo është një diferencë dhe që duhet që çdokush qytetar shqiptar, demokrat apo socialistë, duhet të besojë te këto konkurrime, të aplikojë dhe jam i bindur që do të ketë drejtësi në fitoren e atij vendi pune.
Zoti kryeministër, unë ju garantoj sot këtu në ditën e parë të këtij prezantimi që unë tre gjëra i kam të panegociueshme dhe do t’i vë në zbatim.
Në radhë të parë do të kem të gjithë përkushtimin tim maksimal gjatë 24 orëve, telefoni do të jetë i hapur dhe nëse do të jetë një çast i mbyllur unë e kam numrin telefonin publik, përkushtimi do të jetë maksimal dhe do të punojmë për ato detyra që na jep ligji për ta përmbyllur në fund të vitit 2026.
E dyta, ju garantoj zoti kryeministër për integritetin tim moral dhe të gjithë trupës së inspektoriateve që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshëm qysh nga ato që na jep kompetenca e ligjit, sidomos nga rekrutimi dhe deri te masat ndëshkuese që do të ketë drejtësi, në kuptimin që çdo rekrutim do të ketë shansin zero qoftë dhe një inspektor që do të paguajë apo do të shkojë tek miku, mua apo person tjetër që të futet në punë përmes ryshfetit. Drejtësi dhe drejtësi do të ketë zoti kryeministër, nga unë i pari në raport me kryeinspektorët dhe deri te inspektori i fundit do të krijojmë një frymë pozitive.

Comments are closed.