Pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania 4, Gjesti u shfaq për herë të parë në një intervistë në emisionin “Portokalli”. Në bisedë, ai u pyet nëse kishte marrë një urim nga Xheneta Fetahu, me të cilën kishte pasur lidhje teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’.
Pyetja që iu drejtua ishte: “Të ka uruar Xheneta për fitoren?”, ndërsa përgjigjja e Gjestit ishte e shkurtër dhe plot nënkuptime:
“Kush është ajo?”, tha ai, duke e injoruar hapur ish-banoren.
Mësohet se të dy janë takuar pas finales në ambientet e Top Channel, por nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.
Pas daljes së Gjestit nga “Big Brother VIP” dhe përfshirjes së Xhenetës në “Trotuar” në kuadër të “E Diell”, takimi mes tyre në ambientet e Top Channel ishte thuajse i pashmangshëm.
Dhe ashtu ndodhi: që në javën e parë pas finales së BBV, të dy janë ndeshur për herë të parë.
Në episodin e sotëm në “Trotuar”, të ftuarit nuk i kursyen ngacmimet ndaj Xhenetës, duke i përmendur përballjen e saj me Gjestin dhe madje edhe një shkëmbim buzëqeshjesh mes tyre.
Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me Gjestin, duke theksuar se ai ishte i shoqëruar me rojet e sigurisë.
Megjithatë, ajo pranoi se një buzëqeshje ishte shkëmbyer.
E pyetur nga moderatorja Nevina nëse do të fliste me Gjestin nëse ai do ta përshëndeste, Xheneta u shpreh prerë:
“Jo, nuk do të flas…”
Ajo gjithashtu theksoi se ky vendim është personal dhe nuk ka lidhje me asnjë kontratë apo ndikim nga menaxheri:
“Menaxheri im nuk ndërhyn në asnjë vendim timin”, përfundoi Xheneta, duke lënë të kuptohet se historia me Gjestin është kapitull i mbyllur.