Këto mesazhe dashurie dhe devotshmërie, nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të njëjtën moshë, por të Astritit, këtij 57 vjeçari nga Tepelena që me sa duket ka rënë brenda kokë e këmbë me një zonjë 52 vjeçare nga Fieri, të cilën e ka parë vetëm dy herë në jetë…
Dhe ky takim i vetëm ka ndodhur plot 30 vite më parë.
Dakord, nëse do të ishte vërtetë dashuri, pavarësisht moshës, do të meritonte respekt, por për fat të keq gjërat nuk janë tamam ashtu.
Sepse zonja të cilës i drejtohen këto mesazhe, ka një tjetër mendim.
Në realitet, kur lexon mesazhet, kupton që Astriti, është një i fiksuar që kërkon me çdo kusht të bindë 50 vjeçaren t’ia kthejë pasionin që ka për të, pavarësisht indiferencës së një gruaje, e cila ka vetëm një vit që ka humbur burrin dhe ka prioritete të tjera në jetën e saj.
Por nga lindi gjithë ky pasion ndaj njëgruaje të cilën e ka njohur 30 vite më parë, në rrethana shumë normale?
Zonja tregon për Piranjën Luela Gaxhja, se në të vërtetë nisja e kësaj historie fiksimi ka ndodhur në kohën kur bashkëshorti i zonjës, mik i Astritit, ishte ende gjallë. Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, fillimisht ka kontaktuar me një nga djemtë e zonjës, me biseda tërësisht normale.
Pak kohë pas këtyre bisedave që nuk lënë asnjë shkak për dyshim, fatkeqësia godet familjen e 50 vjeçares, teksa bashkëshorti i saj ndërron jetë. Dhe këtu, pa kaluar as një vit, Astriti i shkruan gruas tashmë të ve:
“Unë të dua. Ty tani… të ka vdekur burri. Do të vish të jetosh me mua.”
Edhe pse përballej me refuzime të vazhdueshme të gruas, ai kërkonte çdo lloj forme për të folur me të.
E shqetësuar me këtë situatë, zonja vendos ti shkruaj vetë në messenger për të ditur arsyet e këtyre komenteve dhe bisedave të njëpasnjëshme nga Astriti.
Aty ajo kupton qëllimet e verteta të Astritit. Por kjo është më e pakta, sepse çmenduria e këtij individi arrin deri aty sa që kërkon bashkëjetesë me një grua thuajse të panjohur për të. Madje në shtëpinë e saj.
Tani le të shijojmë pak disa chate ku Astriti na shpalos gjithë arsenalit e tij të joshjes.
“Mundohu të gjesh dashurine shpirtërore se je e re.”
Për këtë burrë kaq romantik, një zonjë që vendos të respektojë kujtimin e bashkëshortit të ndjerë, është thjesht një budallaqe.
Nisur nga ky fiksim i vazhdueshëm ndaj saj, zonja mundohet ta vërë në sedër, duke i kujtuar burrin e ndjerë.
Por as kjo metodë nuk funksionon. Madje duket se e stimulon edhe më shumë.
Me gjithë këto biseda ku astriti nuk heq dorë prej zonjën, vendosim të cojmë në takim të dy personazhet.
Që në takimin e parë zonja ishte në presion ndaj aty ndërhyjmë ne për të kuptuar arsyet e vërteta. Astriti sapo sheh kamerën largohet. Ndaj dhe ndërhyrja e policisë së Fierit duhej bërë. Ai u shoqerua në komisariatin e policisë së Fierit, nga ku u la i lirë pak orë më vonë, por të paktën mori një mësim. Dëshirat dhe ëndrrat kanë vlerë kur ndahen nga dy persona dhe kur ekziston vullneti i përbashkët për të qenë pranë njëri tjetrit.
Në të kundërt, duhen respektuar kufijtë e gjithsecilit… Aq më tepër kur bëhet fjalë për një person që e ke parë vetëm njëherë në jetë. © SYRI.net

Comments are closed.