Skip to content

Alesia Balliu: Po të fitoj në muaj 4 mijë euro, padiskutim burri duhet të ketë 8 mijë euro, ja kërkesat e saj

Juristja Alesia Balliu ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga partneri i saj dhe për standardet që vendos te marrëdhëniet.

Ajo shprehet në studion e Living Day në Vizion Plus  se për të, vlera personale dhe investimi në vetvete janë shumë të rëndësishme, dhe kjo reflektohet edhe në kërkesat që ka nga një mashkull.

Sipas Balliut, partneri duhet të jetë jo vetëm mbështetës, por edhe të ketë një nivel të barabartë ose më të lartë standardi jetese, për të shmangur problemet dhe “stonimin” në raport.

“Në qoftë se unë mund të fitoj katër në muaj, pa diskutim ai duhet të ketë tetë. Personalisht kam investuar shumë te vetja dhe kam një standard të caktuar. Në qoftë se, për shembull, personi në fjalë nuk ka të njëjtin standard me mua ose të paktën të jemi në të njëjtin nivel, pa diskutim do të kemi probleme dhe një stonim, sepse ritmi i jetesës sime ka një standard të caktuar. Pa diskutim, mashkulli gjithmonë pretendohet të jetë një suportues, edhe duhet të jetë ai që e çon raportin në një shkallë më të lartë. Kur dal me dikë në një raport, pa diskutim që ai duhet të ketë të njëjtin standard me mua. Midis vërtetësisë dhe hipokrizisë, unë zgjedh vërtetën. E vërteta është që kam disa kritere, ashtu siç i ka çdo vajzë e cila ka një standard të mirë. Standardi i tij duhet të jetë minimalisht sa dyfishi i standardit tim”, u shpreh ajo.

 

Published inBank

Comments are closed.