Skip to content

E fundit! U tha se do shkonte në Mynih, Rama zbarkon me urgjencë në Durrës, çfarë pritet të ndodhë

Prej ditësh banorët e Durrësit kanë dalë në protestë përpara Bashkisë Durrës, ku kundërshtojnë projektin TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Ditën e sotme, raportohet se kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Durrësit, ku pritet që zhvillohet edhe një takim.

Bëhet me dije se Rama është futur në Bashki, por nuk ka folur me banorët që janë në protestë.

Banorët e prekur nga ndërtimi i projektit TID, prej ditësh protestojnë pasi një një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të vitit 2025, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve në këtë zonë, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.

Ata kanë hedhur akuza se nuk marrë asnjë sqarim dhe nuk kanë qenë pjesë e dëgjesave publike.

Published inBank

Comments are closed.