Skip to content

Vjen reagimi i doktorit popullor Ylli Merja: Ta dinë shqiptarët se unë kam

Pas një episodi të publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat” ku thuhej se me ndërtimin e objektit të mjekut të njohur popullor, është prekur gjendja natyrore e lumit Erzen, Ylli Merja ka vërtetuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Përmes një video të publikuar në rrjet mjeku sqaron se pas ndërtimit të objektit të tij, për të cilën u nevojit ndërhyrja nga ana e fadromave për të hequr një pjesë të madhe të dheut, Merja bën me dije se veprimtaria është kryer nga persona të licensuar për këtë gjë. Duke theksuar më tej se lumi Erzen nuk është ndotur nga dherat.

Për të vërtetuar argumentimet e tij, Merja ka publikuar dhe pamjet e lumit Erzen para dhe pas punimeve për objektin e tij. Në pamjet e nxjerra, siç e shpjegon dhe vetë ai, nuk ka patur abuzime.

Më tej mjeku nënvizon se dherat e hequr nga sipërfaqja e tokës ku po punohej për biznesin e tij, janë përdorur për të sistemuar një objekt në Zall Herr që po ndërtohet nga kompania me të cilën dhe ai bashkëpunon.

Në lidhje me këtë situatë, Ylli Merja bën thirrje që të vlerësohen të gjitha dokumentet dhe provat e mundshme në mënyrë që ndaj tij të mos ngrihen akuza pa bazë.

Reagimi i plotë i Ylli Merjas: Të nderuar qytetarë, pas një transmetimi të një emsioni investigative. Unë e quaj si një detyrim moral që të sqaroj qytetarët shqiptarë dhe ta vë veten time nëse  emeritoj vërtetët që jem në bankën e një të akuzauari që po shkatërron mjedisin. Unë nuk jam ndërtues, por për proceset e punë së ndërtimit unë kam punësuar njerëz të licensuar për këtë fushë. Shikojmë hartën satelitore të verës së vitit 2025, ku mali i dherave buzë Erzenit pranë tokës sime ishte ekzisutues.

Vazhdojmë më tej, kush është e vërteta? Mbasi bëjmë kontratën me firmën “Luani” të licensuar me një numër nipti, shkojmë te objekti dhe i them: gjithë kjo toka ime me sipërfaqe 6 mijë metra katror, është nën nivelin e gjades së auitostradës, gati 1.5 metra. Atëherë një pjesë e mirë e këtij dheu që do të hiqet nga këtu do të sistemohet në mënyrë që të arrijë në nivelin e gjades. Pjesa që do të mbetet do të kalojë në një vend që kjo kompani e kishte mirëmenduar. Pasi bëhet dokumentacioni dhe ne marrim firmën në institucionin shtetëror përkatës për këtë gjë, që dhe ata u bindën që dherat nuk do të hidheshin këtu e atje. Atëherë pas 15 dhjetorit ne fillojmë punimin.

Le ta shikojmë gjendjen e lumit Erzen mbasi ne kemi përfunduar ndërtimin. Nuk ka ndryshuar asgjë. Ai e ka parë të nevojshëm që këto dhera t’i merte nga një vend dhe t’i dërgonte për të sistemuar një objekt në Zall Herr. Të nderuar qytetarë ky ishte pak a shumë informacioni. Do të lutesha shumë që të shikoni dhe vlerësimit që unë kam bërë për vlerësimin e punimeve, dherat e hedhuara atje dhe vlerësimet nga ana e eksperit. Padyshim që gjithçka është matur me përgjegjësi.

VIDEO e plotë:

Published inBank

Comments are closed.