Një ortek i madh dëbore që zaptoi vendin sot, ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale në Itali por dhe humane.
Mediat italiane konfirmojnë se dy alpinistë francezë që bënin ski vdiqën dhe një i tretë, shtetas francez, 35 vjeç ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Giovanni Bosco në Torino.
Qendra e Emergjencave në Luginën e Aostës mori një thirrje për ndihmë rreth orës 11:00 të paradites: u raportua një ortek i madh, së bashku me praninë e një grupi skiatorësh jashtë pistës.
Për vetëm pak minuta, në vendngjarje mbërritën udhërrëfyes nga Shërbimi i Shpëtimit Alpin të Luginës së Aostës dhe oficerët e Guardia d Finanza nga Entrèves me njësitë e tyre të qenve.
Edhe pse grupi hetimor i përbërë prej 15 personash u përhap nëpër vend për të vijuar m,e kërkimet për të dëmtuari, fillimisht u tha se paktën tre persona “u groposën” nën dëborë. Më pas, falë sinjalit nga transmetuesit e ortekëve që ata mbanin, trupat u gjetën dhe filluan punimet e gërmimit.
Skiatorët ishin groposur nën mbi një metër e gjysmë dëborë.
Personi i parë që u shpëtua dha shenja jete por gjendja e tij dukej shumë e rëndë. Ai mësohet se kishte qëndruar nën ortekun e borës për të paktën 40 minuta. Shërbimi i urgjencës mjekësore filloi menjëherë CPR-në, përpara se ta transportonte në hangarin e Entrèves (Courmayeur) dhe më në fund në Spitalin Parini në Aosta. Pas një ekzaminimi në dhomën e urgjencës, ai u trasnportua me helikopter në Torino.
Ekipi mjekësor filloi me tentativat për t’i shpëtuar jetën duke përdorur mbështetje ekstrakorporale dhe teknika ngrohjeje.
Ndërsa dy alpinistët e tjerë të skive u nxorën pak minuta poas francezit. Që në fillim gjendja e tyre ishte kritike. Një burrë tridhjetë e një vjeçar nga Chamonix vdiq thuajse menjëherë, ndërsa tjetri vdiq me sapo mbërriti në spitalin e Aostës. Ky i fundit, mendohet se është rreth të 30-ave, por nuk është identifikuar ende pasi nuk kishte dokumente me vete.
Ai kishte vetëm një biletë skijimi franceze në xhepa, të vlefshme për katër orë, por emri i saj nuk u bë i ditur.
Alarmi për ortek u dha nga një alpinist italian i skive, i cili dëgjoi zhurmën dhe pak më parë kishte parë grupin e francezëve duke zbritur nga përroi.
Të premten e kaluar, tre skiatorë vdiqën pasi u kapën nga një ortek në Val d’Isère, në Savoy, në Alpet Franceze. Më herët këtë muaj, dy viktima të tjera u raportuan në Solda, Tirolin Jugor.

Comments are closed.