Një deklaratë e fortë nga Rogerti ka trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke hapur një debat që ka përfshirë jo vetëm banorët, por edhe rrjetin.
Gjatë një diskutimi të fundit, Rogerti ka hedhur aludime të rënda mbi natyrën e marrëdhënies mes dy konkurrentëve të tjerë, Kristit dhe Shëndritit, duke pretenduar se mes tyre pritet të lindë një romancë.
“Kristi i duhet produksionit sepse do lidhet me Shëndritin. Do kemi për herë të parë një çift gay që dashurohet live,” – është shprehur ai me bindje.
Kjo deklaratë ka sjellë reagime të menjëhershme. Disa banorë janë shprehur të habitur, duke e cilësuar komentin si të pavend dhe duke theksuar se orientimi seksual është një çështje personale që duhet respektuar.
Nga ana tjetër, publiku e sheh si një spekulim të nxituar të Rogertit.
Deri më tani, as Kristi dhe as Shëndriti nuk kanë reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke e lënë situatën të hapur për interpretime.

Comments are closed.