Laert Vasili ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën e krijuar në “Për’puthen” ku ai u çua nga karriga e tij dhe i dha një puthje konkurrentes së emisionit, Esmeralda, duke thyer rregullat e programit.
Në lidhje me këtë situatë, Laert Vasili është shfaqur i penduar dhe ka kërkuar falje publikisht ndaj konkurrentes por dhe publikun që i ndjek.
Në videon e publikuar në rrjet nga ana e produksionit, aktori thekson se gjithë njerëzit bëjnë ganime e për to duhet të ndëshkohen. Njëjtë siç u ndëshkua Laerti nga moderatorja dhe autorja e progrmait Megi Pojani, e cila kërkoi largimin e tij të menjëhershëm.
Reagimi i Laert Vasilit: Dua t’ju falenderoj për të gjitha emocionet që më keni dhuruar në gjithë këtë rrugëtim. Sigurisht nuk ka njerëz të përkryer. Të gjithë bëjmë gabime, Mir është kur njerëzit gabojnë, ndëshkohen për këto gjëra. Unë përshëndes në veçanti Esmen. Nëse në një moment kam cënuar personalitetin e saj, i kërkoj ndjesë. Gjithashtu i kërkoj falje produksionit e gjithë njerëzve prapa kamerave.
VIDEO:

Comments are closed.