Analisti i njohur opozitar Blendi Fevziu deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në pozitën me të vështirë politike, sepse po merr goditje të forta nga SPAK.
Pra me pak theksoi Fevziu se me këtë gjëndje që ndodhet opozita nuk vjen dot në pushtet, pavarësisht se Rama ka marrë goditje të forta.
Lidhur me çështjen Balluku, Fevziu tha se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte marrë një vendim, pasi tashmë i ka dhënë Ramës mundësi që mungesën e një interpretimi për pezullimin, po e shfrytëzon për të bërë ligj që u jep imunitet disa zyrtarëve.
“Rama ka nisur përplasje me SPAK, është evidente. Mbërritja e SPAK në derën e Balluku, trokitja te Balluku është trokitje në paradhomën e KM. Zgjidhja do të ishte që GJK të mos zgjidhte vetëm rastin konkret, edhe pse këtu ka diskutim, por GJK duhet ta interpretonte nëse një ministër pezullohet dot ose jo nga SPAK. Nëse GJK do të merrte vendim në këtë drejtim, do të ishte më mirë. Rama përfitoi nga kjo gjë, ju jep një lloj imuniteti, që ndalon SPAK t’i pezullojë. Rama ka marrë goditje shumë të forta. Do të varet sa do të jetë drejtësia e aftë ti vërtetojë. Sa do të jetë drejtësia të bindë gjykatën dhe Rama e ka nisur mandatin e katërt shumë më keq seç e priste edhe ai vetë. Sot mendoj se është në pozitë shumë delikate Rama, por këtu varet edhe si duhet të reagojë opozita“, tha Fevziu.

Comments are closed.