Skip to content

E fundit! Aksident në vend!

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 shkurt), në autostradën Lushnjë-Fier.

Aksidenti u shënua në fshatin Rrapëz.

Një mjet taksi ka marrë përpara një person, i cili ka gjetur vdekjen menjëhershme.

aksident lushnjePolicia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe po kryen procedurat hetimore.aksidenti lushnje1Ambulanca mbërriti në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, mashkull, po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër, por rrethanat dhe dinamika mbeten ende të paqarta.

Published inBank

Comments are closed.